Takimi në SHBA, dosjet e korrupsionit dhe krimit në duart e FBI

Takimi në SHBA, dosjet e korrupsionit  dhe krimit në duart e FBI

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj dhe zv. Drejtori i FBI David L. Bowdich

Autoritetet shqiptare vënë në dispozicion të FBI dosjet e korrupsionit, drogës dhe pastrimit të parave në Shqipëri, duke kërkuar në të njëjtën kohë ndihmën e përfaqësuesve të Byrosë Federale të Hetimit, për hetimin e krimit dhe korrupsionit në Shqipëri. Dokumentet informuese për korrupsionin dhe krimin, mes autoriteteve shqiptare dhe FBI, u ndanë gjatë takimit të ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Fatmir Xhafaj me Zëvendësdrejtorin i FBI-së David L. Bowdich, në selinë e Byrosë Federale të Hetimit (FBI).

Në takim ishin të pranishëm edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu dhe ekipi i Ministrisë dhe Policisë së Shtetit, që i shoqëron. Takimi vjen pak para nisjes së punës për ngritjen e Byrosë Kombëtare të Hetimit, Prokurorisë së Posaçme dhe Gjykatave Speciale, të cilët kanë për mision që të godasin krimin dhe korrupsionin në nivele të larta. Gjatë takimit, një sërë dokumentesh analitikë dhe informues mbi luftën kundër krimit të organizuar, drogave përfshi kultivimin dhe trafikimin e kanabisit, korrupsionin, radikalizmin dhe ekstremizmin e dhunshëm janë ndanë me përfaqësuesit e lartë të FBI, për t'i njohur jo vetëm me rezultatet e deritanishme, por dhe nevojat më të rëndësishme për mbështetje dhe asistencë.

Po ashtu, gjatë takimit u diskutua mbi fenomenin e korrupsionit në shoqërinë shqiptare, reagimin e publikut ndaj rasteve të korrupsionit dhe sidomos ndaj korrupsionit në nivele të larta, duke nënvizuar rëndësinë e veçantë të goditjes së fenomenit të pandeshkueshmërisë së korrupsionit në nivelet e larta dhe të mesme.

Kërkesa për agjent fiks në Tiranë
Ministri i Brendshëm u shpreh se parimet, vlerat dhe standardet e FBI-së janë model dhe njëherësh inspirim për oficerët e strukturave të hetimit në Policinë e Shtetit. Përfaqësuesit e FBI-së u njohën me sfidat më të rëndësishme me të cilat po përballet aktualisht Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit, si lufta kundër krimit të organizuar, trafiqeve të paligjshme, korrupsionit, terrorizmit, por dhe nevojës për forcimin e integritetit, standardeve dhe kulturës së punës së organizatës së Policisë. Në këtë takim, u parashtrua kërkesa e Ministrit të Brendshëm për shqyrtimin e mundësisë për dërgimin në Shqipëri të një agjenti me kohë të plotë nga FBI-ja, për të asistuar strukturat e hetimit në Polici. Përvoja, sidomos në drejtim të hetimit të pastrimit të parave dhe motivimi i oficerëve shqiptarë do të ishin një kontribut i paçmuar. Lidhur me kërkesën e paraqitur nga ministri Xhafaj, zëvendësdrejtori i FBI-së u shpreh se e sheh kërkesën pozitivisht dhe do ta diskutojë për të vlerësuar mundësitë konkrete të realizimit të saj.

Zëvendësdrejtori i FBI-së
Zëvendësdrejtori i FBI-së, Bowdich deklaroi së pari se Shqipëria nuk është si vendet e shumta që ai ka parë gjatë përvojës së konsiderueshme, ku konstatohen probleme të theksuara të krimit të organizuar dhe korrupsionit. Për më tepër, duke vlerësuar reformat e ndërmarra nga Qeveria shqiptare për reformimin e Policisë dhe veçanërisht procesin e Vettingut, Bowdich konstatoi se vlerat dhe standardet, mbi të cilat mbështeten këto reforma reflektojnë ato të ndjekura nga FBI. Ai shpjegoi gjerësisht si realizohet procesi i shqyrtimit të aplikimeve, hetimit të background-it dhe aseteve, testimit dhe deri në fazën e nënshtrimit ndaj poligrafit. Ky proces aplikohet periodikisht, çdo 5 vjet. Duke marrë parasysh kohën, energjitë, burimet njerëzore dhe financiare që kërkon procesi i verifikimit të integritetit të çdo punonjësi, Bowdich vlerësoi nismën e Ministrit të Brendshëm për Vetingun në Polici, si një kontribut të çmuar për përmirësimin e kulturës së organizatës policore në Shqipëri.

SPAK-u
Dy organet e reja të drejtësisë, BKH dhe SPAK, kanë qenë tema kryesore e diskutimit në ditën e tretë të vizitës së ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, në SHBA. Ministri ka deklaruar se Shqipëria do të nisë punën për ngritjen e BKH dhe SPAK, dy 'duart e hekurta' të luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. “Procesi i Vettingut po jep rezultatet e para domethënëse. Tashmë është momenti të fokusohemi te procesi për ngritjen e institucioneve të reja të sistemit, veçanërisht ato të drejtësisë penale, të dedikuara në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit (BKH e SPAK)”, tha Xhafaj.

Takimi me zëvendës ndihmës Prokurorin e Përgjithshëm
Një tjetër takim në Uashington, ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, e zhvilloi në Departamentin e Drejtësisë me Bruce Swartz, zëvendës ndihmës Prokurorin e Përgjithshëm, i shoqëruar nga disa prej drejtorëve dhe drejtuesve të projekteve ndërkombëtare. Në krye të herës, z. Swartz shprehu falënderim për bashkëpunimin e shkëlqyer me Qeverinë shqiptare, duke e bërë Shqipërinë vendin model në rajon sa i takon bashkëpunimit për çështjet penale. Ai pohoi se SHBA do ta prezantojë këtë progres. Ministri Xhafaj solli një retrospektivë të punës së bërë lidhur me reformën në drejtësi. “Kjo reformë do të ketë një impakt të madh edhe mbi pushtetet e tjera, të cilat po ashtu kanë po aq probleme sa drejtësia. Ajo do të pastrojë jo vetëm sistemin, por do t’i japë atij instrumentet e duhura për të vepruar në mënyrë proaktive”, pohoi ai.   
  

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • orakulli: 25/03/2018 17:52

    Ndihemi edhe ne qytetaret e thjesht mire kur shkon nje minister edhe pritet ne vizit zyrtare.

    Përgjigju
  • Jaffa: 25/03/2018 17:38

    Vallaj vetem kte mund te presi amerika se vetem ky punon sic duhet.

    Përgjigju
  • I paarriteshmi: 25/03/2018 17:38

    Ky eshte nga te vetmit qe ben pune aty ne qeveri.

    Përgjigju
  • irena rena: 25/03/2018 17:32

    I kane pare reformat qe jane bere ne MB dhe i japin besim dhe mbeshtetje policise dhe MB

    Përgjigju
  • Baxhanaku: 25/03/2018 17:30

    Te te presi ne vizit zyrtare amerika qe eshte vendi me i organizuar dhe me i fuqishem ne bote do te thot qe vallaj kane besim tek ty.

    Përgjigju
  • Dini: 25/03/2018 13:59

    Xhafa po Luan teater me zoterinjte e FBI Xhafa ka ne liste vetem opozitare jo partjake socialiste si TAHIRI

    Përgjigju
    • Njetri: 26/03/2018 02:22

      Te kapin na njerin se pastaj I nxjerin te palarat per njeri tjetrin vet keta

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Aktivitetet kulturore/ ‘Arrëthyesi’, baleti emblematik i Krishtlindjes te Opera, dy shfaqje teatrore

Aktivitetet kulturore/ ‘Arrëthyesi’, baleti emblematik i Krishtlindjes te Opera, dy shfaqje teatrore