UASHINGTON - Presidenti i SHBA-ve, Barack Obama ka mirëpritur interesin e Sllovakinë për të dhënë kontribut në shkatërrimin e armëve kimike të Sirisë.
 
Në një komunikatë të Shtëpisë së Bardhë thuhet se në takimin me kryeministrin sllovak, të Presidentit Barack Obama me Robert Fico, ku merrte pjesë dhe zv.presidenti, Joseph Biden, Obama ka diskutuar mundësitë e shkatërrimit të këtyre armëve dhe ka mirëpritur interesin e Sllovakisë për të kontribuar në përpjekjen e ndërkombëtareve për realizimin e këtij qëllimi, shkruan agjencia kineze e lajmeve, Xinhua.
 
Shqipëria, që shihej si vend i mundshëm për shkatërrimin e këtyre armëve, refuzoi kërkesën e SHBA-ve javën e kaluar.  

Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike, të cilës i është besuar shkatërrimi i arsenalit po konsideron dhe opsione të tjera, ku përfshihet shkatërrimi në det ose me ndihmën e kompanive private.

Sipas ONAK, armët më të rrezikshme kimike do të dërgohen me anije, jashtë Sirisë për shkatërrim deri në 31 dhjetor dhe pjesa tjetër do të transportohet jashtë territorit sirian jo më vonë se 30 qershori i vitit 2014.

Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)