Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, i shoqërur nga Drejtori i Antiterrorit Gledis Nano mori pjesë në konferencën kunder radikalizmit te dhunshem.

Në Brdo, Slloveni u zhvillua konferenca përmbyllese e projektit per ndërgjegjësimin dhe inkurajimin e institucioneve për rritjen e kapaciteteve në këtë kuader, në Ballkanin Perendimor. 

Ky projekt është pjesë e nismës, inisiativa kundër terrorizimit në Ballkanin Perëndimor. 

Në konferencë morën pjesë Drejtuesit e Policive dhe të Antiterrorit të vendeve të rajonit: Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Sllovenia, Serbia dhe Kroacia.

Gjatë konferencës u shkëmbyen eksperiencat më të mira si dhe u diskutua për të forcuar me tepër bashkëpunimin dhe koordinimin në të ardhmen

Një pikë tjetër e diskutimeve ishte dhe fluksi migrator, kryesisht për migrantet e paligjshëm që vijnë nga zonat e konfliktit. 

Të gjitha shtetet pjesmarrëse janë të angazhuara maksimalisht për parandalimin dhe goditjen e këtyre fenomeve