Takimi pas kritikave, Tahiri-Doshit
 "Duhet të përjashtohesh nga PS"
EDITORIAL / Kërcënimet e Doshit
bllokojnë ndryshimin e Qeverisë

Takimi pas kritikave, Tahiri-Doshit<br /> EDITORIAL / Kërcënimet e Doshit
bllokojnë ndryshimin e Qeverisë">
TIRANE - Deputeti socialist Tom Doshi është takuar kokë më kokë me ministrin e Punëve të Brendshme Saimir Tahiri, një nga më të kritikuarit prej tij sa i takon situatës së rendit, e veçanërisht në qytetin e Shkodrës ku Doshi është deputet. Takimi i zhvilluar në Rogner konfirmohet për A1 Report dhe vjen pak ditë pas deklaratave të ashpra që Tom Doshi artikuloi kundër qeverisë ku i shpalli “luftë” të hapur kryeministrin Rama.

Burime për A1 Report thanë se biseda mes ministrit dhe deputetit Doshi është zhvilluar me tone të ashpra, ashtu siç mësohet gjithashtu se nga ky takim nuk është bërë e mundur të arrihet një dakordësi mes tyre. 

Ministri ia thote ne sy: Duhesh perjashtuar
Pavarësisht se deputeti Doshi ka deklaruar se temë e diskutimit me të ka qenë situata e rendit dhe kriminaliteti në Shkodër. Burimet të sigurta kanë deklaruar të kundërtën për “Shqiptarja.com”.

Sipas këtyre burimeve debati ka qenë i ashpër dhe i përqëndruar mbi sjelljen e Tom Doshit dhe deklaratat e tij kundër kryeministrit Rama dhe punës së qeverisë. Saimir Tahiri i ka thënë në sy mendimin e tij deputetit Doshi ku i ka theksuar se sipas tij ai duhet përjashtuar nga Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste. Nga ana e tij Doshi nuk është tërhequr aspak nga pretendimet e tij. Deputeti socialist ka pasur rezerva të shumta si për emërimet që janë bërë në strukturat drejtuese të Policisë së Shkodrës ashtu edhe për deklaratat që vetë ministri ka bërë ndaj vetë Doshit.

Dy grupimet
Pas debatit të djeshëm të ministrit Tahiri me Tom Doshin, ka dalë në pah se brenda Partisë Socialiste ka grupime në mes të drejtuesve kryesorë me mendime të ndryshme përsa i përket çështjes “Doshi”. Një prej tyre është ai që kërkon që të qetësojë situatën dhe ta mbyllë këtë çështje me një pajtim të dy palëve.

Në këtë grupim bën pjesë edhe Gramoz Ruçi, i cili është negociatori kryesor i palëve. Grupimi pacifist mendon se nuk ia vlen që të përjashtohet Tom Doshi në këtë moment se i jepet shumë rëndësi, kur nuk e meriton. Por, grupimi tjetër ku bën pjesë ministri Tahiri mendon se Doshi duhet përjashtuar, pasi deklaratat dhe gjestet që ai ka bërë janë shumë të rënda dhe nuk mund të tolerohen.

Doshi: Koplikun e bëra deputet, Kopliku:Kritikat duhen por Doshi flet me gjuhën e Berishës
Debatet e shpërthyra pas deklaratave të bëra të enjten nga deputeti socialist Tom Doshi, ka përfshirë edhe socialistët e Shkodrës. Në një deklaratë për mediat, deputeti i Shkodrës, Namik Kopliku ka shprehur rezerva për gjuhën e përdorur nga kolegu i tij Tom Doshi ndaj kryeministrit dhe qeverisë.

"Askush nuk ka të drejtë të flasë në emër të socialistëve me gjuhën e Sali Berishës.Zoti Ristani në fjalimin e zakonshëm që mban në Kuvend, këtë radhë kishte gjetur të citonte, pjesë nga deklarata e Tom Doshit. Pra, kjo deklaratë u përshtatet shumë mirë Sali Berishës dhe kampit të tij", u shpreh Kopliku.

Ndërkohë që Doshi ka kujtuar se kishte qenë vetë ai që e bëri Koplikun deputet. “Kopliku është mosmirënjohës, ndërsa deklaratat janë të nxitura nga kryeministri. Kopliku në 2009-n mblidhte firma në Shkodër për shkarkimin e Edi Ramës si kryetar partie. Ndërsa unë personalisht e kam vendosur emrin e tij në listë për deputet”, u shpreh Doshi.

Doshi: Kritikat ndaj qeverise, jo personale
Takimi i deputetit Doshi dhe ministrit Tahiri vjen në një kohë kur deputeti socialist ka kritikuar ashpër punën e mazhorancës, por ka argumentuar se nuk është përsonale porse kritikat i bën në emër të bashkëqytetarëve të tij. Gjatë së premtes A1 Report mësoi se pavarësisht deklaratave të forta, nuk do të ketë asnjë masë ndaj Doshit për një përjashtim të mundshëm nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste.

Redaksia online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS