Takimi,PD:Rama në gjemba,s’kupton
përçmon sugjerimet e pedagogëve

Takimi,PD:Rama në gjemba,s’kupton<br />përçmon sugjerimet e pedagogëve
Partia Demokratike ka reaguar pas takimit që kryeministri i vendit Edi Rama ka pasur me pedagogë të universiteteve në vend, ku përmes një deklarate të shpërndarë për mediat ka thënë se ai ishte në gjemba gjatë gjithë takimit pasi nuk i kupton dhe dëgjon sygjerimet e tyre.

Sipas PD-së, Edi Rama ka shembull kriminelët dhe jo maturantët ekselentë të cilët i detyroi të studiojnë degë të dorës së dytë.

Deklarata e Partisë Demokratike
Për dy orë më radhë Edi Rama u mundua, dhe jo për herë të parë, të justifikojë dështimin e tij me pranimet në universitet. Njeriu që si model të meritës dhe preferencës ka Elvis Roshin, Arben Ndokën, Artur Bushin, Armando Prengën e dhjetra deputetë që as dyert e universiteteve nuk i ka parë ndonjëherë, u flet për model pedagogëve e rektorëve të universiteteve. Njeriu që përdor kriminelë e trafikantë sa herë ka zgjedhje e kudo ka zgjedhje flet për meritë e vlera. Modeli i Ramës është krimi, është droga, është mashtrimi, ndaj ishte në siklet dhe në gjemba para pedagogëve, ndaj nuk i kupton dhe i përçmon kërkesat dhe sugjerimet e tyre. Prandaj nuk i kupton dot maturantët e shkëlqyer që kërkojnë të marrin atë që duan e për të cilën kanë investuar dhe jo atë që kërkon tu japë Edi Rama me paaftësinë dhe arrogancën që e karakterizon.​

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s’do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Forcat e armatosura ukrainase janë gati për një sulm të ri në Kursk

Forcat e armatosura ukrainase janë gati për një sulm të ri në Kursk