GREQI- Zëvendërministri i Jashtëm grek, Georgios Katrougalos, në një intervistë për mediat maqedonase ka komentuar takimin që pritet të ndodhë mes kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe atij grek Aleksis Tsipras. (SHIKO KËTU)

Katrougalos është shprehur se nuk është përcaktuar as vendi dhe as koha e takimit dhe një takim i tillë është i parakohshëm.

Ka një kuptim që udhëheqësit e të dy vendeve të takohen por duhet më shumë kohë për të kapërcyer problemet e krijuara nga vdekja e Konstandinos Kaçifas.

Georgios Katrougalos, zv.ministër i Jashtëm

Sa i përket përparimit të negociatave mes dy vendeve, Koutougalos u shpreh se ishin pranë përfundimit të tyre deri në momentin kur Nikos Kotzias u largua nga posti i ministrit të Jashtëm. Megjithatë, ai shprehet se pozicioni i Greqisë për mbrojtjen e të drejtave të pakicës greke në Shqipëri mbetet i pandryshuar dhe se pritet me padurim një legjislacion për to në parlament.

Ne presim me padurim të shohim legjislacionin për ligjin e pakicave të votuar nga Republika fqinje. Është një element kyç për ne mbrojtja e minoritetit tonë. Madje është mirë edhe për Shqipërinë në rrugëtimin e tyre drejt Bashkimit Europian.

Georgios Katrougalos, zv.ministër i Jashtëm