Është zhveshur nga roli i presidentit. Ilir Meta është rikthyer pas në kohë, si një nga themeluesit e Partisë Socialiste, dhe përmes një fushate kundër Edi Ramës, në prag të Asamblesë, kërkon të marrë drejtimin e partisë.

Të dashur shoqe dhe shokë, i drejtohet Meta socialistëve me gjuhën e tyre, duke kërkuar haptazi reflektimin e të majtëve deri në largimin e Ramës nga drejtimi i PS-së.

"Unë hyra në Partinë Socialiste, atëherë kur nuk shkonte asnjë i ri dhe kur Edi Rama hidhte baltë të zezë mbi socialistët dhe Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare. Është ky individ, të cilin PS e mori nga refugjat dhe e bëri ministër, kryetar bashkie dhe kryeministër, i cili sot ka marrë peng këtë parti dhe po e keqpërdor stemën e PS-së për të bllokuar integrimin e Shqipërisë. Ju e dini shumë më mirë se unë, se si ky njeri i papërgjegjshëm, përjashtoi nga kjo parti profesorët dhe intelektualët më të spikatur të vendit, për t’i zëvendësuar ata me trafikantë dhe kriminelë, të cilët ju skuqin sot nga turpi. Nuk do t’i ndahem derisa ta përzemë së bashku edhe nga Partia Socialiste", shkruan Meta.

Akuzave të kreut të qeverisë se është takuar në fshehtësi me kriminelë, subjekte të Operacionit Forca e Ligjit, Presidenti Ilir Meta i vë ultimatum për t'i faktuar gjatë Asamblesë së Partisë Socialiste, në të kundërt e kërcënon se do të nxjerrë ai lidhjet e kryeministrit me krimin .

"Ky njeri pa Atdhe, pa nder, pa vlera më akuzon sot se kam takuar skutave subjekte të OFL-së. I kërkoj publikisht të bëjë publik emrin, skutën dhe orën kur e kam takuar këtë personazh të botës së krimit dhe unë do të jap menjëherë dorëheqjen. Përndryshe, nëse nuk e bën këtë gjatë punimeve të Asamblesë së Partisë Socialiste, jam i detyruar të merrem çdo ditë me të dhe t’u faktoj shqiptarëve lidhjet e tij të tmerrshme me botën e krimit, dëmet ndaj çështjes kombëtare, dhe nuk do t’i ndahem derisa ta përzemë së bashku edhe nga Partia Socialiste. Çdo ditë do e ftoj në debat televiziv, në çdo studio që do zgjedhë ai, dhe me çdo gazetar që preferon ai. Në pritje të reflektimit! Të dashur shoqe dhe shokë socialistë, Ju uroj suksese në punimet e sotme të Asamblesë së PS. I juaji si gjithmonë, Me korrektesë dhe mbajtje fjale Ilir Meta"

Shkurt, në një kundërpërgjigje në rrjetet sociale,  kryeministri Edi Rama e ka quajtur këtë sulm, shkallim të presidentit.

"Ilir çfarë borxhi të ka Shqipëria që të bëri kryeministër, kryeparlamentar, president dhe duhet të durojë shkallimet e tua të përditshme, që sekëlldisin jo veç të gjallët po edhe të rënët për liri të këtij vendi, të cilëve u je qepur me dekoratat e me fjalimet e tua qesharake!", shkruan Rama.

Përkrah mesazhit drejtuar asamblesë së Partisë Socialiste Meta ka zgjedhur një foto të Edmond Budinës në monodramën që gjeti strehë në presidencë, “Profeti i Kokoshkave”. Jo pa qëllim. Shfaqja e Budinës lindi si shenjë proteste kundër shembjes së Teatrit Kombëtar, ndërsa jo më larg se kjo e premte, vëllai i artistit, Robert Budina u zyrtarizua si kandidat që do kërkojë votën e anëtarësisë për deputet i Partisë Demokratike në parlamentaret e 25 prilli.

Postimi i plotë në Facebook:

Të dashur shoqe dhe shokë socialistë,

Po ju drejtohem si një prej ish-themeluesve dhe ish-anëtarëve të parë të Partisë Socialiste, që ndihet krenar për kontributin e dhënë, jo vetëm për modernizimin e kësaj force politike, anëtarësimin e saj në Internacionalen Socialiste, por edhe për arritjet e sukseset saj në vite, veçanërisht për miratimin me Referendum të Kushtetutës në vitin 1998. Unë hyra në Partinë Socialiste, atëhere kur nuk shkonte asnjë i ri dhe kur Edi Rama hidhte baltë të zezë mbi socialistët dhe Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare. Është ky individ, të cilin PS e mori nga refugjat dhe e bëri ministër, kryetar bashkie dhe kryeministër, i cili sot ka marrë peng këtë parti dhe po e keqpërdor stemën e PS-së për të bllokuar integrimin e Shqipërisë.

Ju e dini shumë më mirë se unë, se si ky njeri i papërgjegjshëm, përjashtoi nga kjo parti profesorët dhe intelektualët më të spikatur të vendit, për t’i zëvendësuar ata me trafikantë dhe kriminelë, të cilët ju skuqin sot nga turpi. Ky njeri pa Atdhe, pa nder, pa vlera më akuzon sot se kam takuar skutave subjekte të OFL-së. I kërkoj publikisht të bëjë publik emrin, skutën dhe orën kur e kam takuar këtë personazh të botës së krimit dhe unë do të jap menjëherë dorëheqjen. Përndryshe, nëse nuk e bën këtë gjatë punimeve të Asamblesë së Partisë Socialiste, jam i detyruar të merrem çdo ditë me të dhe t’u faktoj shqiptarëve lidhjet e tij të tmerrshme me botën e krimit, dëmet ndaj çështjes kombëtare, dhe nuk do t’i ndahem derisa ta përzemë së bashku edhe nga Partia Socialiste. Çdo ditë do e ftoj në debat televiziv, në çdo studio që do zgjedhë ai, dhe me çdo gazetar që preferon ai

Në pritje të reflektimit!

Të dashur shoqe dhe shokë socialistë,
Ju uroj suksese në punimet e sotme të Asamblesë së PS.

I juaji si gjithmonë,
Me korrektesë dhe mbajtje fjale

Ilir Meta

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:16
Rama i përgjigjet Metës: Shkallimet e tua sekëlldisin të gjallët dhe ata që dekoron

1602237691_2.jpg

Kryeministri Rama i është përgjigjur Presidentit Meta në lidhje me deklaratën e tij. Përmes një postimi në Tëitter, Rama shkruan se Shqipëria nuk ka asnjë borxh që të durojë 'shkallimet' e Presidentit që sipas tij sekëlldisin të gjallët dhe të rënët për liri.

"Ilir çfarë borxhi të ka Shqipëria që të bëri kryeministër, kryeparlamentar, president dhe duhet të durojë shkallimet e tua të përditshme, që sekëlldisin jo veç të gjallët po edhe të rënët për liri të këtij vendi, të cilëve u je qepur me dekoratat e me fjalimet e tua qesharake" - shkruan Rama.