Taksa 100% e importit të mallrave/ Haradinaj para ambasadorëve të Quint-it: Nuk hiqet pa njohur Serbia pavarësinë e Kosovës

Taksa 100% e importit të mallrave/ Haradinaj para ambasadorëve të Quint-it: Nuk hiqet pa njohur Serbia pavarësinë e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj gjatë takimit me ambasadorët e vendeve të Quint-it dhe shefen e BE-së

“Vendimi për masën prej 100% për produktet me origjinë serbe do të vijojë të mbetet në fuqi deri në realizimin e objektivave të Qeverisë se Republikës së Kosovës”.

Lajmi është bërë i ditur nga Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj gjatë takimit që ka patur këtë të premte me ambasadorët e vendeve të Quint-it dhe shefen e Zyrës së Bashkimit Europian, ka përsëritur edhe njëherë qëndrimin se nuk do të tërhiqet nga vendimi për taksën, dhe se ajo do të hiqet vetëm me njohjen e Kosovës nga Serbia .

Teksa i konsideron të pavërteta dhe propaganda deklaratat për të ashtuquajturën krizë humanitare në Veri të Kosovës, përmes një statusi në rrjetin social në facebook Kryeminitri Haradinaj thekson qeveria e Kosovës mbetet e përkushtuar në ruajtjen e qetësisë publike dhe sigurinë për të gjithë qytetarët e saj.

Postimi i plotë i Ramush Haradinaj:

Në takim me ambasadorët e vendeve të Quint-it dhe shefen e Zyrës së BE-së, diskutuam për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe i sigurova se situata politike dhe e sigurisë në vend është e qetë. Qeveria po i vazhdon agjendat shtetërore, duke garantuar funksionimin e ligjit e rendit, si dhe është e përkushtuar në ruajtjen e qetësisë publike dhe sigurinë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës. Deklaratat për të ashtuquajturën krizë humanitare në Veri të vendit janë propaganda, të pavërteta dhe të papranueshme për realitetin në vend. Qytetarëve të vendit, pa dallim përkatësie etnike, nuk do ju mungojë asnjë produkt bazik ushqimor e mjekësor. Vendimi për masën prej 100% për produktet me origjinë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina do të mbetet në fuqi deri në realizimin e objektivave të Qeverisë së Republikës së Kosovës. R.H

Ndërkohë, Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe njëkohësisht Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, tha të enjten në seancën e jashtëzakonshme të parlamentit të Kosovës se taksa për importin e mallrave serbe, nuk duhet të hiqet derisa Serbia ta njohë pavarësinë e Kosovës.

Rritja e taksës me 100 për qind ndaj produkteve serbe u miratua më 21 nëntor në mbledhjen e qeverisë së Kosovës, vendim i cili ka ngjallur reagime të shumta nga ana e përfaqësuesve të BE-së Federica Mogherini dhe Johannes Hanh të cilët e kanë cilësuar si shkelje të marrëveshjes së tregtisë së lirë, për vendet e Europës Qëndrore.

Ndërkohë në Beograd, vendimi i qeverisë së Kosovës për ngritjen e taksave ndaj mallrave serbe në 100% është komentuar si një kundërpërgjigje ndaj dështimit për anëtarësim në Interpol, ku Beogradi zyrtar akuzohet se ka lobuar kundra anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë