Taksa, 'dorëzohet' Serbia

Taksa, 'dorëzohet' Serbia

Serbia është dorëzuar përballë moslëkundjes së kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, për të mos e hequr taksen e vendosur në masën 100% për çdo mall serb. Beogradi zyrtar ka hequr dorë  nga plani për ta çuar këtë vendim në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit.

 Lajmin e japin mediat kosovare, të cilat citojnë gazetën serbe Novosti. Në një artikull të detajuar, kjo e përditshme thotë se Serbia do të vijojë me kundërmasat ndaj mallrave të Kosovës.

“Në këtë situatë, Beogradi lihet vetëm të padisë Kosovën dhe paraqitja e Kosovës si person juridik në të drejtën ndërkombëtare, dhe me iniciativën e palës sonë, pa dyshim do të interpretohet si njohje e shtetësisë së saj,prandaj edhe opsioni i Arbitrazhit refuzohet”, shkruan Novosti. 

Ndërkohë, plani i kundërmasave nënkupton se dialogu mes të palëve, do ta përfshijë edhe këtë çështje

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë