Për vetëdeklarimin e të dhënave të banesës për llogaritjen e taksës së banesës, që do të përshihet në faturën e ujit, qytetarët kanë pasur afat deri më datë 30 tetor. Por si kanë vepruar deri më tani qytetarët e Tiranës në lidhje me këtë proces?
“Jo unë nuk i kam dorëzuar akoma dokumentet, nuk kam pasur mundësi.
Po e kam bërë dje, po e kam bërë.
Jo, jo fare, do vijn vet ato.
Po e kam bërë.
Jo nuk e kam bërë.
Përse?
Do ta bëjë më vonë.
Patjetër që po.
Cfare procedurash ndoqët?
Kartën e identitetit, librezën e fotokopjuar të ujit edhe kontratën.
Unë jo.
Përse?
Sepse nuk kam legalizim e shtëpisë, unë do pres cfarë do më thonë.
Po e kemi bërë.
Cfarë procedurash ndoqët?
Procedura shumë të thjeshta ishin, morëm hipoteka e ndërtesës, karta e identitetit, vërtetimin e pagesave të ujit deri në datën e fundit, kaq.
Sa ju ra të paguanit?
Rreth 250 lekë”-u shprehën disa prej qytetarëve.
Sipas njoftimit të UKT, nga taksa e banesës janë disa kategori të cilat përjashtohen. Më konkretisht, do të përjashtohen pensionistët kryefamiljarë, të cilët nuk kanë të ardhura të tjera veç pensionit, si dhe ata që trajtohen me pension social.
Po ashtu edhe kryefamiljarët të cilët trajtohen me ndihmë ekonomike. Taksa nuk do të aplikohet as për banesat të cilat në bazë të marrëveshjeve me bashkitë, përdoren si banesa sociale si dhe për ndërtesat që përdoren nga komunitetet fetare, në funksion të veprimtarisë së tyre.
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.2%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4389
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Paditën ujësjellësin e Vlorës dhe fituan, Balluku-vartësve në Vlorë: Do ju çoj në SPAK, ju bëj shembull! Jeni grup kriminal
31 Maj, 18:51
-
I vodhën 21.6 mln lekë UKT-së përmes rrogave të dublikuara, Prokuroria e Tiranës mbyll hetimet për 4 zyrtarët
11 Maj, 09:58
-
Abuzim me tenderin 143 mln lekë në UKT, dërgohen për gjykim 3 punonjësit dhe biznesmeni! Favorizuan ‘W Center’ edhe pse s'përmbushte kriteret (EMRAT)
9 Maj, 09:50
-
Tiranë, i vodhën 21.6 mln lekë UKT-së përmes rrogave të dublikuara, 2 punonjës në pranga! 2 detyrim paraqitje
27 Dhjetor 2023, 12:53
-
Taksa e re për tokat bujqësore hyn në fuqi në 2028, Ibrahimaj: Brenda vitit synojmë të miratojmë ligjin
21 Korrik 2023, 22:53
-
Çahet tubacioni kryesor i ujësjellësit të Bovillës, uji ngrihet disa metra në ajër! UKT: S’ka për të pasur ndikim në furnizim
6 Korrik 2023, 10:57
-
Nga 2026 rritet taksa e banesës, Ibrahimaj: Vlera do të përcaktohet mbi çmimin e tregut
4 Korrik 2023, 11:32
-
Do të ndryshojë taksimi i banesës dhe tokës bujqësore, Ibrahimaj: Vlera do të përcaktohet nga çmimi i tregut dhe jo harta e referencës
23 Qershor 2023, 18:39
-
Miratohet huaja 67.3 mln €! PD më Komisionin e Ligjeve: Ujësjellësit me punësime elektorale, të varur nga qeveria
20 Mars 2023, 16:20
-
Temperaturat nën zero gradë në Tiranë, UKT thirrje qytetarëve: Ja masat që duhet të merrni për të mbrojtur tubacionet
6 Shkurt 2023, 18:31
-
UKT aksion për ndërprerjen e lidhjeve të paligjshme, bllokon autobotet pa licencë
4 Gusht 2022, 11:18
-
VIDEO/ Zbardhet zjarrvënie e makinës së UKT pranë Bashkisë së Tiranës një javë më parë, në pranga 28-vjeçari! Dalin pamjet, momenti kur hedh poshtë automjetit shishen me lëndë djegëse
30 Mars 2022, 10:16
Mund te dergosh nje person tjeter qe mundet dhe ti dergosh fotokopjen e kartes indetiteti, librezen e ujit, dhe fotokopjen e hipotekes , dhe e regjistron pa qen ti aty prezent
PërgjigjuA mundet kush te me tregoje se ç'fare eshte kjo takse se une jetoj jashte dhe kam nje shtepi ne qytet shkoder,dhe si duhet te bej se nuk kam njeri qe ban keta veprime. Flm
PërgjigjuMos e vea mendjen se ne shkoder ska kryetar bashkia. Ky i tiranes eshte me i zellshem.