TIRANE- Duke u nisur nga të dhënat e Minsistrisë së Financave, “Shqiptarja.com” ka përgatitur një tabelë ku është përllogaritur taksa vjetore për ndërtesa me sipërfaqe të ndryshme, të cilat i përkasin kategorive dhe zonave të ndryshme. Ndryshimet e mënyrës së taksimit të ndërtesave u miratuan gjatë seancës së fundit plenare të vitit të kaluar. Në bazë të legjislacionit kjo taksë vilet dhe menaxhohet nga bashkitë apo komunat
 
Legjislacioni
Menaxhimi i taksës së ndërtesës, si edhe mënyra se si llogaritet, përshkruhet në nenin 22 (taksa mbi ndërtesat), të ligjit 9632. Në pikën e parë të këtij neni thuhës se: “Baza e taksës mbi ndërtesat është sipërfaqja e ndërtimit në metër katror e ndërtesës ose e pjesës së saj, mbi dhe nën nivelin e tokës dhe për çdo kat. Sipërfaqja në pronësi të taksapaguesit përcaktohet sipas dokumenteve që e vërtetojnë këtë pronësi.

Kategoritë minimale të ndërtesave, për efekt të bazës së taksueshme, jepen në aneksin 1, që i bashkëlidhet këtij ligji. Për çdo kategori minimale të ndërtesave, këshilli bashkiak ose komunal mund të miratojë nënkategorizime të ndërtesave, që ndodhen brenda territorit që mbulon”. Taksa e ndërtesave shkon e tëra në arkën e bashkisë apo komunës. Nga kjo taksë përjashtohen: pronat e shtetit dhe të njësive të qeverisjes vendore, që përdoren për qëllime jofitimprurëse; ndërtesat e banimit, që shfrytëzohen nga qiramarrës me qira të paliberalizuara; dhe ndërtesat që përdoren nga komunitetet fetare.
 
Relacioni
Për sa i përket mënyrës së taksimit të ndërtesave, Ministria e Financave parashtroi argumentin e mëposhtëm në relacionin e saj. “Taksa e pasurisë është trajtuar në vlerë për m2, duke përgjithësuar të gjithë tatimpaguesit me të vetmin përjashtim për ndërtesat e banimit, vitin e ndërtimit të tyre, viti 1993, dhe diferencimin e aktiviteteve tregtare që ushtrohen në pasuritë e taksueshme.

Niveli i taksës së pasurisë në Shqipëri është shumë i ulët në krahasim me vendet e tjera të rajonit. Përveç të tjerave, këtu ka ndikuar edhe mosindeksimi i nivelit të kësaj takse, në kuptimin që vlera e pasurisë shtohet çdo vit, ndërsa niveli i taksimit të saj është fiks, lekë/m2 dhe i paindeksuar. Sipas vëzhgimeve të kryera në disa shtete, kjo taksë aplikohet mbi vlerën reale të pasurisë. Për arsye të problemeve aktuale që kanë njësitë e qeverisjes vendore me mirëadministrimin e kësaj takse, nuk është bërë ndryshimi i mënyrës së taksimit të pasurisë, duke e lënë sipas modelit aktual, në lekë për m2.

Paradoksi, mugon ligji për ndëshkim në rast mospagimi
Nëse taksat për banesat nuk paguhen, legjislacioni shqiptar nuk parashikon masa ndëshkimore për subjektin e interesuar. Nga ana tjetër nuk ekziston nje kamatë vonese për ata subjekte që do të paguanin taksën në një datë të mëvonshme nga sa parashikohet në ligj. Mbledhja efikase e tatimeve dhe taksave është një nga sfidat kryesore të Qeverisë aktuale, pasi në vitet e mëparshme shteti ka humbur të ardhura të konsiderueshme nga kjo gjë. 
 
SHEMBUJ TË TAKSËS VJETORE TË BANESAVE TË KATEGORIVE TË NDRYSHME
   
Bashkitë
   
Zona 1
 
Zona 2
 
Zona 3
Kategoritë minimale të ndërtesave  
 
Tiranë
Durrës
Vlorë
Fier
Sarandë
Pogradec
Korçë
Elbasan
Berat
Lushnjë
Gjirokastër
Shkodër
Kavajë
Lezhë
Të gjitha bashkitë e tjera
NDERTESA BANIMI Taksa vjetore /lekë
 
Sipërfaqja (m2) e ndërtesave të banimit ndërtuar para 1993      
50 750 500 250
70 1,050 700 350
100 1,500 1,000 500
150 4,500 1,500 750
 
Sipërfaqja (m2) e ndërtesave të banimit ndërtuar gjatë dhe pas 1993      
50 1,500 600 300
70 2,100 840 420
100 3,000 1,200 600
150 9,000 1,800 900
 
NDËRTESA TË TJERA      
       
Sipërfaqja (m2) e ndërtesave për tregti dhe shërbime      
50 20,000 15,000 10,000
100 40,000 30,000 20,000
200 80,000 60,000 40,000
500 200,000 150,000 100,000
 
Sipërfaqja (m2) e ndërtesave të tjera      
50 5,000 3,000 2,000
100 10,000 6,000 4,000
200 20,000 12,000 8,000
500 50,000 30,000 20,000
 
NDËRTESA NE PRONËSI APO NË PERDORIM NË TERRITORE TË MIRATUARA SI FSHATRA TURISTIKE      
 
50 20,000 20,000 20,000
100 40,000 40,000 40,000
200 80,000 80,000 80,000
500 200,000 200,000 200,000
 

Shkrimi u publikua sot (15.01.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)