Taksa falas për emigrantët që investojnë në Kukës, përplasje në studion e Report Tv! Prefekti: Të japim shembuj pozitiv! Studenti: Premtime elektorale, s’ka asgjë konkrete

Me marrjen e detyrës, kryetari i Bashkisë së Kukësit, Albert Halilaj ka menduar të shërojë një nga plagët më të mëdha që përballet qyteti që ai drejton, atë të largimit masiv të qytetarëve drejt Britanisë së Madhe. Prestigjiozja britanike Daily Express ka intervistuar kryebashkiakun socialist, i cili shprehet se do të ofrojë taksa falas për çdo emigrant kuksian në Mbretërinë e Bashkua që do të hapë një biznes në Kukës.

Prefekti i Kukësit, Granti Gjana në një intervistë për emisionin ‘Përballje’ në Report Tv me gazetaren Besmira Pelushaj, tha se në qytet nuk është gjithçka zi. Gjana tha se duhet të jepen shembuj suksesi në mënyrë që të ndihmojmë procesin dhe që të rinjtë të qëndrojnë në Kukës.

‘Është një nismë shumë e mirë. Përveçse duhet përshëndetur dhe shpresoj e me miratimin e paktës fiskale në fans të dhjetorit, t’i kenë taksat 0. Kjo mund të na ndihmojë ne se ata emigrantë që kanë punuar në MB dhe të investojnë në Kukës. Sot biznesi nuk paguan asnjë taksë.  Në 4 vitet e fundit është bërë një punë shumë e madhe. Njerëzit vitin e fundit po rikthehen që të investojnë këtu. Jo çdo gjë është zi zi këtu. Hajde të japim shembuj pozitiv që ta ndihmojmë procesin dhe të rinjtë të rrinë këtu. Fenomeni i largimit ka ndodhur kudo në Shqipëri.’- tha Gjana.

Por Gentian Tufa, student, pjesë e Bordit Kombëtar Studentor, tha se këto propozime janë thjeshtë premtime elektorale. Sipas tij propozimet nuk kanë asgjë konkrete pasi nuk ka asnjë studim të tregut.

Më vjen shumë keq që ky propozimi është një farë propozimi tjetër elektoral. Ky propozimi nuk ka asnjë pikë konkrete nuk ka një studim të tregut si do të shkojë kur proporcion. E shoh me shume skepticizëm sidomos kur përfshihet një mbështetje dhe nga ambasada britanike. Ky boshllëk që është lënë pas është e vështirë të rikuperohet. Kjo është propagandë e pastër dhe idiote në vetvete. Këto që po ftohen të investojnë në Kukës, janë emigrantë që kanë shkuar me gomone në Angli. Të ndryshojnë strategji, Kukësi po shndërrohet në një qytet fantazmë. Njerëzit në Kukës nuk po gjejnë dot as nuse. Të hapin dyert për administratën, meritokracinë në këtë vend, të mbështeten qytetarët që kanë ide biznesi.’- tha Tufa.

Nga ana tjetër Romina Radioishiq, pedagoge, tha se duhet një bashkëpunim midis instancave lokale dhe qeverisjes vendore në mënyrë që të ketë lehtësim për taksat.

‘Do të ishte akoma pozitive nëse qeverisja lokale bashkëpunon me qeverinë qendrore me qëllim që mos të kemi lehtësia me taksat lokale, por ndoshta dhe disa fonde nga qeverisja qendrore, për ata të rinj që kanë mundësi të zhvillojnë bizneset e tyre. Çështja është a kanë ata para mjaftueshëm për të investuar. Kreditë për biznese janë tepër të larta. Duhet të shikohet kjo edhe nga bashkitë e tjera. Kemi nevojë për rikthimin e të rinjve dhe për zhvillimin e bizneseve.’- tha Radoishiq.

M.Q./S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ledi: 29/11/2023 16:51

    Qarku Kukesit duhet thene se asht me i pasuri ne Sgqiperi persa i perket burimeve natyrire dhe parahsen battre

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Alarm në Greqi, ujërat e zeza të Athinës të ‘mbingopura’ me kokainë! Dyfishohet konsumi i drogës gjatë festave, ulet niveli i COVID-it

Alarm në Greqi, ujërat e zeza të Athinës të ‘mbingopura’ me kokainë! Dyfishohet konsumi i drogës gjatë festave, ulet niveli i COVID-it