Taksa në rrugën e Kombit,Panariti:
Qeveria të dëgjojë zërin e qytetarëve

Taksa në rrugën e Kombit,Panariti:<br />Qeveria të dëgjojë zërin e qytetarëve
Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti teksa ka qenë në Kukës për zgjedhjet brenda LSI ka folur për rrugën e Kombit ku ka thënë se qeveria duhet të dëgjojë shqetësimet e banorëve.

Ai ka shtuar se për çështjen e kundërshtuar të taksimit për banorët e qarkut Kukës duhet të gjendet një zgjidhje e balancuar.

Unë respektoj dhe vlerësoj çdo reagim qytetar dhe jam i sigurt se qeveria dhe gjithë politika shqiptare duhet ti dëgjojë me shumë vëmendje të gjitha shqetësimet dhe reagimet e popullsisë në raport me këtë nismë. Kjo duhet të bëhet për një administrim më të mirë të rrugës. Mendoj se duhet të gjendet një zgjidhje e balancuar e mirëpeshuar në mënyrë që të mos cënohen interesat qytetarëve dhe të garantohet një administrim më i mirë i rrugës së Kombit dhe të garantohen parametrat e cilësisë dhe standardet e duhura në mënyrë që ti shërbejnë banorëve të qarkut të Kukësit dhe qytetarëve nga Kosova” tha ai.

Lidhur me sulmet e PD për ambasadorin Lu Panariti ka thënë se pozicionet mbeten të ndryshme por miqësia e Shqipërisë me SHBA mbetet e njëjtë.

Sa i përket zgjedhjeve dhe vetë LSI ai tha se kjo forcë politike po rritet dhe se ka ndikuar e do ndikojë për zbatimin e reformës në drejtësi.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Protestat për vrasjen në Pogradec, duhet vazhdojnë deri në shkarkimin e Prokurores që favorizoi autorin

Spahiu: Protestat për vrasjen në Pogradec, duhet vazhdojnë deri në shkarkimin e Prokurores që favorizoi autorin