Taksa për "Rrugën e Kombit", Noka: Kur të vijmë ne në pushtet do ta heqim

Vendosja e tarifës që duhet të paguajnë të gjithë ata që do të përdorin “Rrugën e Kombit” është zhvendosur sot në sallën plenare të Parlamentit.

Duke folur si deputet i qarkut të Kukësit në Kuvend, demokrati Flamur Noka paraqiti propozimin e së djathtës në lidhje me tarifat e taksave që ka vendosur qeveria së fundmi për të gjithë ata që do të përdorin “Rrugën e Kombit”.

Noka në replikë me kreun e grupit parlamentar socialist, Taulant Ballën, premtoi se e djathta me ardhjen në pushtet do të heqë këtë taksë që rëndon në kurriz të qytetarëve dhe do të kompensojë koncesionarin që do të mirëmbajë rrugën me fond nga buxheti i shtetit.

“PD nuk është kundër koncesionit. PD është kundër tarifës që tarifën ta paguajnë qytetarët. Këtë tarifë nuk keni pse ua vendosni barrë mbi shpinë qytetarëve. Kjo duhet paguar nga buxheti i shtetit. Ajo tarifë e përcaktuar nga qeveria politikisht është e gabuar. Ajo tarifë që po përpiqeni të aplikoni ju është e papërballueshme ekonomikisht ndaj dhe ne e kemi të qartë se opozita nesër në pushtet do të mundësojë heqjen e asaj tarife dhe koncesionari që do ta plotësojë dhe mirëmbajë atë rrugë do të financohet nga buxheti i shtetit. Me koncesionin jemi dakord, por ne jemi kundër pagesës ndaj qytetarët. Ju nuk doni t’ia dinin sepse kryeministri ka katër fjalë në fjalorin e tij që me mandatin e parë. Ishin burg, burg dhe varfëri, varfëri. Mos i hidhni hi syve të shqiptarëve se nuk e përballon dot qeveria tarifën e Rrugës së Kombit. Ju përvese i përzutë shqiptarët nga Shqipëria sot u varni lakun në fyt me taksa dhe tarifa të larta. Qeveria juaj dhe në mënyrë tinëzare përpiqeni që të organizoni në Kukës protestat se qeveria nuk ka faj. Kujt ia bëni këto ju?”, tha Noka.

Ndër të tjera, deputeti i PD theksoi se e vetmja rrugë që kjo të ndodhë është pikërisht largimi i Ramës nga qeveria.

“Ka vetëm një rrugë, një zgjidhje që shqiptarët të mos paguajë  këto tarifa që u marrin shpirtin, rruga është vetëm largimi i Edi Ramës. Po e përsëris se PD në pushtet do t’i kompensojë kokërr më kokërr koncesionarit për rrugën dhe nuk do tu rëndojë banorëve që  nuk kanë as bukë të hanë. Po i largoni i përzini në Shqipëria”, tha Noka nga foltorja e Parlamentit.

Ndërsa më herët Balla publikoi një vendim të vitit 2012 të ndërmarrë nga qeveria e drejtuar e Sali Berishës në lidhje me vendosjen e një takse për Rrugën e Kombit, ndërsa nuk kurseu edhe akuzat politike ndaj opozitës. 

Debatet që me nisjen e seancës janë zhvilluar edhe mes kryeministrit Edi Rama, ish-kryeministrin Sali Berisha dhe kryedemokratit Lulzim Basha. Ky i fundit e ka quajtur të pacipë për vendimin për të taksuar Rrugën e Kombit. Nga ana e tij, Rama sqaroi se vendimmarrja për ë vendosur tarifën për përdoruesit e Rrugës së Kombit e ka zanafillën në vitin 2010, kur vendi qeverisej nga Sali Berisha, duke thënë se kryeministri i asaj kohe mori iniciativën për të hapur këtë proces, por dështoi se nuk e mirëmbajti dot rrugën.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tomo: 30/03/2018 20:22

    Kurren e kurres nuk vini ju me ne pushtet more plehra plehrash maskarenje

    Përgjigju
  • Hahahahahaaaaaaaaaaaaaa: 29/03/2018 18:44

    Natyrisht me kontributin e Grida Sumes, do te vini pushtet o pushta.

    Përgjigju
  • Ben Tironci: 29/03/2018 15:51

    Ne pushtet me 36 gusht kur te piqen rrushte

    Përgjigju
  • Drejtesia: 29/03/2018 15:45

    Kur te vije Mona ne pushtet do vish edhe ti pleher.

    Përgjigju
  • Besford këlluf gjoleka: 29/03/2018 15:42

    Shikoni çfar turpi të përfaqsoi Shqipërin një njeri si flamuri pa bisht një injorant me shkoll të bler dhe hajde prit hajër nga politika Shqiptare mjer Shqiptarët për flamurat pa bisht nga të dy krahët

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!