Taksa për Rrugën e Kombit, PD:
Rama favorizoi kompaninë turke

Taksa për Rrugën e Kombit, PD:<br />Rama favorizoi kompaninë turke
Partia Demokratike vijon ta cilësojë skandal dhënien me koncesion mirëmbajtjen e Rrugës së Kombit dhe vendosjen e tarifës prej 5 euro, për automjetet që do të kalojnë aty.

Zëdhënësja e selisë blu, Ina Zhupa akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka favorizuar kompaninë turke, e cila ka kërkuar më shumë fond rimbursimi se kompanitë e tjera pjesëmarrëse në tender. 

Përveçse një barrë e re mbi qytetarët e xhepat e tyre të lodhur e të varfëruar, fakte të reja tregojnë se kemi të bëjmë me një aferë të pastër korruptive. Qeveria ka shkelur kriterin ligjor në tender, kriter që vetë e kishte vendosur, ku u përcaktua se firma më e favorizuar në garë do te ishte ajo që do kërkonte me pak fond rimbursimi nga qeveria. Ndërkohë, Edi Rama shpalli fituese kompaninë turke, edhe pse ka kërkuar 600 mijë euro më shumë fond rimbursimi se sa operatori tjetër në këtë garë. Taksa e re 10 euroshe e qeverisë ndaj shqiptarëve jo vetëm është e padrejtë, por është vendosur mbi një aferë ku është shkelur haptazi konkurenca dhe ligji”, tha Zhupa.

Ajo përsëriti se PD do ta anullojë koncensionin sapo të vijë në pushtet. 

“Partia Demokratike përkrah qëndrimin e qytetarëve dhe ne i sigurojmë shqiptarët se do ta anulojmë këtë koncesion sapo të marrim përgjegjësinë e drejtimit të vendit”, u shpreh Zhupa. 

Redaksia Online
(M.Ç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois