Taksat mbi ndërtesat dhe infrastrukturën, me rritje dyshifrore

Taksat mbi ndërtesat dhe infrastrukturën, me rritje dyshifrore

Në fund të vitit 2018, të ardhurat nga taksa mbi pasuritë e paluajtshme regjistruan një vlerë prej rreth 5.2 miliardë lekësh, në rritje me rreth 10.6% krahasuar me vitin e mëparshëm. Të ardhurat nga kjo taksë pritet të rriten ndjeshëm në vijim, pas zbatimit të formulës së re të përllogaritjes dhe vjeljes së kësaj takse mbi vlerën e tregut dhe jo më mbi sipërfaqe. Kjo, pasi, me këtë formë të re, qytetarët dhe bizneset do të paguajnë më shumë.

Taksa e dytë e rëndësishme është ajo e ndikimit në infrastrukturë, që paguhet nga firmat e ndërtimit në bazë të lejeve të dhëna. Në vitin 2018 të ardhurat nga kjo taksë përfaqësuan rreth 49.9% ndaj totalit të të ardhurave nga taksat vendore dhe rreth 29.8% ndaj totalit të të ardhurave nga burimet e veta.

Të ardhurat nga taksa e ndikimit në infrastrukturë nga ndërtimet e reja vijuan të rriten me ritme dyshifrore për të tretin vit radhazi. Në vitin 2018, të ardhurat nga kjo taksë shënuan një nivel prej rreth 7.2 miliardë lekësh, në rritje me rreth 39.4% në terma vjetorë, ose rreth 2.1 miliardë lekë më shumë krahasuar me vitin e mëparshëm.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fredi: 02/05/2019 10:08

    Per 30 vjet fshatarsia i kthehu qytetet në halera hauresh me ndertime super të shemtuar sepse ajo vershoi si ortek mbi qytetet (kujto ligjin e pashaportizimit qe i mbante ardhjet e tyre nën kontroll), duke zaptuar edhe pushtetet. Gjatë 50 vjetëve PPSH, klasa intelektuale u shua, por dhe ata pak individe qe i mbijetuan, pas 90, ishin tashme të paguqishem, dhe per 30 vjetet në vazhdim, klasa e fshataresise I dha dërrmen infrastruktures në shkalle republike. Te vjen turp të sjellesh per vizite ndonje te huaj nga ndertimet shemtira të bajgerise gjatë ketij 30 vjecari. Pra si mund të legalizohet dhe të tatohet kjo shpifesirë, ky çiban irbanistik kanceroz? TE DALI USHTRIA DHE TË PASTROJE TERRITORIN NGA KONISPOLI NË VERMOSH DHE TË RIKTHEHET UTGJENTISHT LIGJI I P A S A P O R T I Z I M I T !

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Berisha me zë Gazi!

Berisha me zë Gazi!