Drejtoria e Përgjithshme e Taksave dhe Tarifave Vendore ka nisur informimin e qytetarëve lidhur me vetëdeklarimin për përllogaritjen e rregullt të detyrimeve vendore.
Qytetarët të cilët kanë një biznes ose një pronë për qëllime tregtare, tashmë mund të plotësojnë formularin e vetëdeklarimit në platformën e-Albania.
Përmes një videoje shpjeguese, tregohet se pasi hyni në platformë, mund të gjeni formularin në seksionin “Dokumentet e mia.”
Pasi ta keni plotësuar, formularin mund ta dorëzoni pranë sporteleve të Drejtorisë së Përgjithshme të Taksave dhe Tarifave Vendore, me anë të shërbimit postar ose email [email protected]
Në të njëjtin email mund të kontaktoni edhe nëse nuk e gjeni formularin në hapësirën e dedikuar ose të paraqiteni pranë sporteleve.
Komente










