TIRANE- Komisioni i Ligjeve ka miratuar projektligjin e Ministrisë së Financave, që parashikon vendosjen e një takse vendore që fillon nga 25 mijë lekë të reja, për gjithë bizneset që kanë një xhiro fitimi vjetore, që varion nga 2 deri ne 8 milion lekë. Opozita votoi kundër këtyre ndryshimeve, për deputetin demokratik Eduard Halimi këto ndryshime, tregojnë se taksimi progresiv ishte mashtrim. Për Halimin me këtë ligj të ri, qytetarët paguajnë më shumë.
“Taksa progresive do të përkeqësojë jetën e qytetarëve. Ju po rripni shqiptarët”, tha Halimi.
Por, deputeti i Partisë Socialiste, Bashkim Fino tha se ky ligj është në interesin e pushtetit vendor dhe nuk ka të bëjë me politikën.
Por deputeti socialist Pandeli Majko tha se “po bëni truke për të thënë se kategorizoni bizneset”.
“Po barazohet ai që ka xhiro nga 0-2 mln Lekë me atë që ka 8 mln Lekë”, tha Majko.
Me ligjin e vjetër, bizneset lokale japin nga 5 mijë lekë të vjetra deri në 8 mijë lekë të reja.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO