Deputetja demokrate, Jorida Tabaku gjatë fjalës së saj nga foltorja në seancën e sotme në Kuvendit ka folur për taksimin e profesioneve të lira. Tabaku u shpreh se taksimi për profesionet e lira është i padrejtë ndërsa shtoi se dëmton ekonominë.
“E di që është e vështirë të rikthehet vëmendja te temat që kanë interes te qytetarët, por dua të fokusohem te një temë që ditët e fundit ka ngjallur shumë interes, te taksa e profesioneve të lira. GJK njoftoi se më 18 qershor do të ketë një seancë të përbashkët për të dëgjuar padinë e grupit të PD-së, por edhe të shoqatave dhe organizata që janë bashkuar kundër taksës së padrejtë ndaj profesioneve të lira.
Parlamenti pati nderin e veçantë të hënë, ku dëgjoi për herë të parë apo të dytë në parlament ministrin e financave, të flasë për ekonominë. Ata kopukët tha, 29 mijë profesionistët e lirë, marrin më shumë xhiro e fitim se bankat, por kur ngatërron dardhat me mollët dhe kur e ke mendjen gjithë ditën te dardhat dhe mollët, sigurisht që këtë llogari do bësh.
Së pari, janë 29 mijë profesionistë të lirë, që kanë një fitim prej 510 mln euro, i pjesëtuar del 1,400 euro në muaj. Sa banka ka Shqipëria? Sa aksionerë? A ka aksioner që merr më pak se profesionistët e lirë? A e dini se çdo vit në Shqipëri, një qytet me madhësinë e Gjirokastrës i largohen Shqipërisë? Prandaj nuk dalin të dhënat e censusit.
Taksa e profesioneve të lira, e pandershme, e dëmshme për ekonominë, gjobit punën dhe nga ana tjetër, fondet e buxhetit shtetit shkojnë në drejtim të paditur, sot do të jetë një taksë shtesë mbi njerëzit e punës. Nuk ka shtet pa taksa, dhe ata nuk kërkojnë të mos taksohen, por të trajtohen në mënyrë të drejtë”, tha Tabaku.
Lajmi kryesor: