ELBASAN- Rreth 120 drejtues automjetesh të shërbimit të furgonave “8+1” në Elbasan kanë protestuar sot kundër konkurrencës së pandershme.
Ata kanë protestuar përballë prefekturës së Elbasanit, ku kanë bërë thirrje për eliminimin e konkurrencës së pandershme nga automjete të rretheve të tjera që operojnë të palicencuara, pasi kjo situatë po i çon ata drejt falimentit.
Drejtuesit e këtyre automjeteve të hedhur në protestë kanë akuzuar policinë bashkiake dhe atë rrugore të Elbasanit, e cila sipas tyre duke mos e kryer detyrën po favorizon dukshëm konkurrencën e padrejtë.
Sipas drejtuesve të automjeteve taksi, në rrethet e tjera ndodh një situatë krejt e kundërt, pasi bashkitë përkatëse nuk lejojnë automjetet e rretheve të tjera të punojnë në territorin e tyre.
Të indinjuar drejtuesit e mjeteve i janë drejtuar zyrës së shefit të policisë bashkiake të Elbasanit, duke i kërkuar llogaridhënie për mungesën e interesit ndaj tyre.
Shoferët e furgonave "8+1" kërcënuan se do të pershkallezojne protestat duke bllokuar edhe akset nacionale Elbasan- Tiranë dhe Elbasan -Librazhd nëse nuk merren masa për zgjidhjen e kërkesave të tyre.
Redaksia Online
(b.g/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com