Talasemia, në vendin tonë
rreth 300 mijë bartës të sëmundjes

Talasemia, në vendin tonë <br />rreth 300 mijë bartës të sëmundjes
TIRANE-Rreth 8-9 % e popullsisë në Shqipëri është bartëse e sëmundjes së talesemisë në vendin tonë. Kjo është bërë e ditur sot në ditën botërore të talasemisë. Strukturat shëndetësore kanë bërë apel për më shumë vëmendje në informimin dhe parandalimin e kësaj sëmundje.

“Apeli ynë është të qëndrojmë fort në këtë drejtim, e ardhmja e kësaj patologjie është parandalimi. Beteja me trajtimin e përditshëm është e njohur, por e ardhmja e kësaj sëmundje është parandalimi”- ka deklaruar sot ministri i Shendetesise Petrit Vasili.
Autoritetet shendetesore kane beret e ditur se vitet e fundit ka ardhur ne ulje rastet e reja te te semureve me talasemi. Gjatë vitit të kaluar janë konfirmuar 2 raste të reja.

Shperndarja e bartesve eshte heterogjene dhe frekuenca me e larte takohet ne zonat e ultesires perendimore. (Lushnje 7.3%, Berat 7.04%, Fier 9.96%, Sarande 7.92% dhe Shkoder 0.72%). Sipas studimeve në periudha të ndryshme kohore, referohet që në vendin tonë ka rreth 300 mijë bartës (8-9% e popullsisë).
(jd

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se arrihet objektivi i qeverisë për pagë mesatare 900 euro?



×

Lajmi i fundit

Barcelona largohet nga 'Camp Nou', kush është stadiumi i ri i katalanasve

Barcelona largohet nga 'Camp Nou', kush është stadiumi i ri i katalanasve