Një vit pasi Malala Yousafzai u qëllua në kokë nga talebanët pas kërkesave të saj për edukimin e vajzave në Pakistan, një zëdhënës i talebanëve, Shaibdullah Shahid ka kërcënuar me vdekje jetën e saj.
Zëdhënësi i talebanëve këmënguli se organizatat duhet të "ndjehen krenare për vrasjen e saj".
Ai tha për televizionin ABC News: Malala është në shënjestër dhe ka kritikuar Islamin. Ajo ishte kundër Islamit dhe ne u përpoqëm ta vrisnim atë. Ne do të provojmë përsëri ta vrasim dhe do të ndjehemi krenar për vrasjen e saj".
Malala ishte 15 vjeç kur u qëllua në kokë në 9 nëntor të vitit 2012 kur ajo po shkonte nga shkolla drejt shtëpisë së saj.
Ajo u dërgua në Britaninë e Madhe për trajtim më të specializuar.
Kërcënimet për Malalalën vijnë pikërisht në javën e shpërndarjes së çmimeve Nobel, ku 16-vjeçarja është pretendetja kryesore për të fituar çmimin për paqen.
(Valdi Gjini/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com