Talebanët kanë vrarë 100 ish-anëtarë të forcave të sigurisë, SHBA thirrje: Ndaloni ekzekutimet

Talebanët kanë vrarë 100 ish-anëtarë të forcave të sigurisë, SHBA thirrje: Ndaloni ekzekutimet

Talebanët

SHBA u kanë bërë thirrje talebanëve që t'i japin fund ekzekutimeve ndaj të ish-anëtarëve të forcave afgane të sigurisë.

Në një deklaratë të përbashkët, SHBA dhe 22 vendet aleate kërkuan që regjimi islamik të respektojë zotimin e tij për të mos prekur asnjë nga personat që i ka shërbyer ish-qeverisë.

“Ne jemi thellësisht të shqetësuar nga raportimet për vrasje”, thuhet në deklaratë.

Kjo thirrje vjen pas një raporti të publikuar nga Human Rights Ëatch, ku thuhet se janë kryer më hsumë se 100 ekzekutime dhe rrëmbime ndaj ish-zyrtarëve të qeverisë afgane që kur talebanët morën pushtetin rreth katër muaj më parë.

Në raport dokumentohet edhe vrasja 47 ish-anëtarëve të forcave afgane të sigurisë që u dorëzuan ose u kapën nga talebanët midis 15 gushtit dhe 31 tetorit.

Deklarata e përbashkët u lëshua nga SHBA dhe u nënshkrua nga MB, Bashkimi Evropian dhe 19 vende të tjera, ku nënvizohej shqetësimi i tyre mbi raportin dhe u thuhej se od të hetohen të gjitha vrasjet e bëra deri më tani.

“Ne do të vazhdojmë të monitorojmë veprimet e talebanëve”, përfundon deklarata.

Që prej marrjes së pushteti talebanët kanë thyer hsuëm premtime të dhëna. Një tjetër raport i publikuar në gusht nga Amnesty International zbuloi se 300 luftëtarë talebanë udhëtuan në një zonë pranë fshatit Dahani Qul më 30 gusht, ku ish-ushtarët e qeverisë po qëndronin me familjet e tyre.

Raporti thotë se luftëtarët ekzekutuan nëntë nga ushtarët pasi ata ishin dorëzuar tashmë, dy të tjerë vdiqën në shkëmbim zjarri dhe dy civilë të tjerë u vranë gjithashtu gjatë luftimeve që pasuan, duke përfshirë një vajzë 17-vjeçare.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Sulmet ndaj medias dhe deligjitimi si 'kazan' Rama: Më ka ngelur njollë! E di që është problem, jam përpjekur të korrigjohem

Sulmet ndaj medias dhe deligjitimi si 'kazan' Rama: Më ka ngelur njollë! E di që është problem, jam përpjekur të korrigjohem