Talebanët ndaluan gratë të arsimohen dhe të punojnë në OJQ, kreu i OKB-së takon ministrin e Arsimit
foto ilustruese, gra në Afganistan
Kreu i OKB-së,Ramiz Alakbarov pati një takim me liderin e talebanëve ditën e sotme në lidhje me ligjet e reja që ata kanë vendosur, që ndalojnë gratë të ndjekin arsimin e lartë.
Pasi gratë afganë u ndaluan të studiojnë dhe të punojnë në organizatat joqeveritare, kreu i OKB-së për cështjet e të Drejtave të Njeriut ka takuar liderin e talebanëve ditën e sotme për t’i bindur ata që të tërhiqen nga ky vendim. Ramiz Alakbarov takoi ministrin e ekonomisë së Talibanëve, Din Mohammad Hanif, në Kabul, duke i thënë atij se miliona afganë kanë nevojë për “ndihmë humanitare dhe heqja e barrierave është jetike”.
Nida Mohammad Nadim, ministri i arsimit të lartë taleban, iu përgjigj kritikave ndërkombëtare, duke thënë se qeveria e tij nuk do të ndryshojë vendimin, i cili ndalon arsimin e vajzave. Madje, kanë reaguar në mënyrë ekstreme duke thënë se nuk do ndryshoj asgjë “edhe nëse ato hedhin një bombë atomike” duke shtuar “ne jemi gati për sanksione nga komunitetit ndërkombëtar”.
Ndërkaq, Ministria e Punëve të Jashtme të Katarit përmes një komunikate njoftoi se qasja në punë është parim i të drejtave të njeriut që pranohet nga të gjitha vendet e botës.
Deri më tani shtatë organizata joqeveritare kanë pezulluar punët e tyre në Afganistan, duke e çuar ekonominë e vendit në prag të kolapsit.
Agjencitë e ndihmës shpresojnë se duke vepruar në mënyrë të bashkuar ata mund të bindin talebanët se kanë kaluar kufirin e normales.
F.D/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
18 Shkurt, 07:09
Sulmet nga Berisha, sipas jush a rrezikon SPAK të shkrihet?
-
Po
49.7%
-
Jo
46.9%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 5699
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Masakër në burgun e Republikës Demokratike të Kongos: Më shumë se 150 gra të burgosura përdhunohen dhe digjen për vdekje
6 Shkurt, 16:50
-
Trump firmos urdhrin, SHBA tërhiqet nga Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut
5 Shkurt, 08:05
-
Trump: Kam dhënë urdhër që nëse Irani më vret, të rrafshohet
4 Shkurt, 21:41
-
Lufta/ Izraeli bombardon me avionë bazat e Hezbollah në Liban, IDF: Por armëpushimi mbetet! Kreu i OKB: Të evakuohen 2500 fëmijë nga Gaza, janë në rrezik vdekjeje
31 Janar, 07:44
-
Kryeprokurori i GJNP-së kërkon fletarrestime për udhëheqësit talibanë
23 Janar, 16:42
-
OKB ka pak alternativa për fonde pasi SHBA tërheq mbështetjen
23 Janar, 16:24
-
Lufta dhe pasojat/ OBSH: Do të nevojiten 10 miliardë dollarë për të rindërtuar sistemin shëndetësor të Gazës, i shkatërruar tërësisht
19 Janar, 17:29
-
Frrok Çupi: Kush po arratiset, disa të rinj apo vetë presidenti?
18 Janar, 16:49
-
OKB: Rritja ekonomike globale për 2025 do të jetë 2.8%
10 Janar, 12:52
-
Më shumë se 40 të vrarë nga sulmet pakistaneze në Afganistan
25 Dhjetor 2024, 22:18
-
Bashar Al-Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare
25 Dhjetor 2024, 14:16
-
Autoritetet e reja të Sirisë të hapura për hetimin e krimeve të Assadit
24 Dhjetor 2024, 08:26
Pse kritikoni Talebanet ata si e si nuk kane lidhje me njerezimin ata nuk jane muslimane por kanibale,por fajtori kryesore esht bota perendimore dhe OKB qe nuk e largojne nga anetaresimi ne OKB keta duhet te bllokohen nga dipllomacia ,pra nji perjashtim te plote dote ju ndihmonte grave Afgane por jo keshtu me dy ftyra te perendimit.
Përgjigju