Talebanët sulmojnë aeroportin e Kandaharit

Talebanët vijojnë pa reshtur sulmet e tyre ndaj forcave qeveritare pas tërheqjes së trupave amerikane dhe atyre të NATO nga Afganistani.  

Pasi kanë marrë kontrollin e pothuajse pjesës më të madhe të territorit dhe kanë ekzekutuar këdo që i ka dalë përpara, talebanët kanë sulmuar së fundmi dhe aeroportin e Kandaharit.

Sulmi në Aeroportin e Kandaharit kishte për qëllim që të ndaleshin sulmet ajrore, teksa ofensiva njëjavore e militantëve po vazhdon në qytetin e dytë më të madh të Afganistanit.

Zyrtarët e aeroportit thanë se sulmi me raketa ka dëmtuar pistën dhe ka ndaluar fluturimet, por ekipet e riparimit tashmë kanë filluar punën, në mënyrë që të rinisin fluturimet.

Prej disa muajsh çështja e menaxhimit të aeroporteve të Afganistanit është bërë një objekt debati për shkak të rëndësisë që kanë në rajon.

Turqia ka shprehur gatishmërinë të marrë kontrollin e menaxhimit të aeroportit të Kabulit, por më pas ka kërkuar dhe mbështetjen e SHBA me logjistikë dhe financa.

S.M./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Përplasja me Bashën, jeni pro apo kundër rikthimit të Sali Berishës në krye të PD-së?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

Puna e vetme që gratë mund të bëjnë për qeverinë e Kabulit është pastrimi i tualeteve