Talebanët zgjedhin  Mullah Akhtar Mensurin si udhëheqësin tyre të ri, menjëherë pas konfirmimit të vdekjes së ish-liderit të tyre Mullah Omar.
 
Zgjedhja e udhëheqësit të ri të grupit taleban nuk është konfirmuar zyrtarisht. Lajmin e ka bërë të ditur një komandant i grupit , i cili ka qënë i pranishëm në takimin e mbajtur enkas për të zgjedhur liderin e ri të tyre. Gjithashtu mësohet se Mullah Akhtar Mensur është konfirmuar si lideri i ri i talebanëve edhe nga agjencia e lajmeve Reuters.
 
Sipas informacioneve mësohet se zgjedhjet u mbajtën në qytetin Quetta të Pakistanit.
Raportet tregojnë se lajmi për zgjedhjen e një lideri të ri të talebanëve, është bërë publik edhe në Twitter, pasi grupi konfirmoi vdekjen e Omar. Megjithatë, grupi ka refuzuar të japë informacion se ku dhe kur kishte vdekur Omar.

Mensur do të jetë udhëheqës i dytë i talebanëve pas vdekjes së Omar, një drejtues i cili shumë rrallë ka dalë në publik. Mullah Omar ka qënë themeluesi i grupit të talebanëve, grup i cili u krijua në vitin 1990.
 
Omar ka qënë një "figurë kryesore" në organizimin e talebanëve, duke shërbyer si guvernator i Kandaharit para pushtimit amerikan. Ai shërbeu gjithashtu edhe si ministër i aviacionit të talebanëve.
 
Gjithashtu mësohet se ish-lideri, Mullah Omar, udhëhoqi për vite me radhe operacione të  shumta të zbulimi. Sipas raporteve, Mensur besohet të ketë vdekur dy vjet më parë, në një spital në Karaçi, pavarësisht se vdekja e tij nuk është bërë e ditur.


Redaksia Online
(d.a/Shqiptarja.com)