Talenti 19-vjeçar i Skënderbeut tek
Lille, kontratë 4 vjeçare në Francë

Talenti 19-vjeçar i Skënderbeut tek<br />Lille, kontratë 4 vjeçare në Francë
Akademia e ekipit të Skënderbeut nuk rresht së prodhuari talente për ekipin e parë dhe jo vetëm.

Së fundmi i riu Agim Zeka i ardhur nga akademia një vit më parë në klubin e korçarëve është bërë zyrtarisht futbollist i Lille në Ligën e Parë francez.

19-vjeçari i cili është pjesë e kombëtares U19 ka firmosur të premten kontratën me klubin e ri duke hedhur një hap gjigand në karrierën e tij.

Në merkaton e verës pati kontakt nga disa skuadra ku ndër to Monako ishte shumë afër sulmuesit por në fund palët nuk gjetën akordin dhe transferimi u shty për në janar.

Në këtë sesion të transferimeve drejtuesit e Lille u treguan më të shpejtë dhe siguruan shërbimet e një lojtari premtues për të ardhmen.

Mësohet se shifra që ka përfituar Skënderbeu nga ky operacion është 300 mijë euro. Pas transferimeve të suksesshme të Olainkës dhe Berishës klubi juglindor është bërë shëmbull suksesi për të gjitha ekipet e tjera të superiores.

Redaksia Online
K.M/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Përmbytjet në Vlorë, banori: Shkak kanali i ujërave të shiut, hera e fundit kur u pastrua ishte 6 vite më parë

Përmbytjet në Vlorë, banori: Shkak kanali i ujërave të shiut, hera e fundit kur u pastrua ishte 6 vite më parë