Talenti shqiptar qëllohet me thikë
në Itali, në gjendje të rëndë

Talenti shqiptar qëllohet me thikë<br />në Itali, në gjendje të rëndë<br>
Një shqiptar 21-vjeçar ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore pasi është qëlluar disa herë me thikë në Scandiano të Italisë së veriut.

Aldi Shpijati, u operua me urgjencë në spitalin Santa Maria Nuova, ku ndodhet në repartin e reanimacionit.

Sulmi ndodhi rreth dhjetë metra nga stacioni i trenit, në një parking rreth orës 4.30 të ditës së djeshme, pra në orët e vona të natës.

Futbollisti 21-vjeçar i cili luante në sulm te Arcetana dhe konsiderohej si talent nuk ishte vetëm. Shkaqet duken ende të paqarta, por karabinierët i cilësojnë pa dyshim si arsye të dobëta. Djaloshi është goditur pranë qafës dhe në bark me një send të gjatë prerës. Ishin miqët e tij ata që lajmëruan menjëherë ambulancën.

s.k/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

‘Moodi im pas një tjetër procedimi penal’, Kryemadhi shfaqet duke kërcyer në pishinë: Nuk mu ndanë sa majtas djathtas

‘Moodi im pas një tjetër procedimi penal’, Kryemadhi shfaqet duke kërcyer në pishinë: Nuk mu ndanë sa majtas djathtas