Talenti Toni Kroos: Robben duhet të qëndrojë te Bayern

Talenti Toni Kroos: Robben duhet të qëndrojë te Bayern
Mesfushori i Bajern Mynihut, talenti Toni Kros beson se mesfushori holandez, Arjen Roben do të qëndrojë në klubin bavarez edhe në edicionin e ardhshëm.

Ai e sheh Robenin si një element kyç tek skuadra e tij dhe shpreson se drejtuesit e klubit do ta mbajnë atë në “Allianz Arena”. Kontrata e Robenit me Bajernin përfundon në verën e vitit 2013, por Kros mendon kontrata e re për sulmuesin duhet të hartohet sa më shpejt.

“Ne e dimë çfarë është i aftë të bëj ai dhe këtë gjë e ka treguar më së miri në ndeshjet e fundit. Kjo është arsyeja që ai gjithmonë do të jetë një lojtar i rëndësishëm për ne. E ardhmja e tij as që duhet të diskutohet” tha futbollisti gjerman.

“Le të shohim panoramën e përgjithshme. Nuk mund të themi se kur humbasim ai duhet të largohet dhe kur fitojmë të themi se ai meriton të qëndrojë. Duhet të kesh një mendim të përgjithshëm për futbollistin dhe më pas të vendosësh në qoftë se duhet të qëndrojë apo jo”, ka thënë Kross.

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se SPAK do të bëjë drejtësi për 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

Të mendosh si kampione! Historia e Eglantina Shabanajt në 'Një nga ne': Kam fituar 15 gara shahu, ky pasion do vdesë me mua

Të mendosh si kampione! Historia e Eglantina Shabanajt në 'Një nga ne': Kam fituar 15 gara shahu, ky pasion do vdesë me mua