Talebanët ftojnë kancelaren gjermane Angela Merkel në Afganistan: Ka një vend të veçantë, e mirëpresim
Zëdhënësi i talebanëve dhe Angela Merkel
Talebanët kanë ftuar kancelaren gjermane Angela Merkel të vizitojë Afganistanin, duke thënë se ajo ka një “vend të veçantë” për ta në vend dhe se do ta mirëpresin. Këto deklarata i ka bërë zëdhënësi i talebanëve Zabiullah Mujahid.
"Ne kemi biseduar me përfaqësuesit gjermanë, dhe i dërguari i tyre special erdhi gjithashtu në zyrën tonë në Doha. Jam i sigurt se ata i përcollën mesazhet tona zonjës Merkel, por personalisht nuk e kam provuar ta ftoj. Ne duam të kemi një mjedis të fuqishëm dhe plotësisht të sigurt këtu në Afganistan - i cili do të pranohet nga të gjitha vendet në botë dhe në të cilin do të besojnë udhëheqësit e botës. Ata duhet të vijnë dhe të vizitojnë vendin tonë dhe me siguri do të jetë një vend i veçantë për Angela Merkel. Ne do ta mirëprisnim vërtet", tha zëdhënësi i talebanëve Mujahid.
Zëdhënësi i talebanëve theksoi se marrëdhëniet e fuqishme me Gjermaninë janë në interes të Afganistanit. Gjermania është e gatshme të vazhdojë prezencën diplomatike në Kabul nëse talibanët plotësojnë disa kushte, tha më parë ministri i Punëve të Jashtme, Heiko Maas. Gjermania gjithashtu do të mbështesë organizata ndërkombëtare që “përmirësojnë situatën humanitare në Afganistan”, duke përmendur si probleme kryesore dhe urinë dhe mungesën e ujit. Sipas Merkel, fakti që aeroporti i Kabulit i është kthyer funksioneve është një “shenjë e mirë”.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
32.7%
-
Jo
61%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 2091
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Gjermani, Elon Musk, fushatë për AfD-në! Në lidhje video në tubimin e ekstremit të djathtë: Mendoj se mund të vendosë gjithë fatin e Europës ose botës
26 Janar, 16:09
-
Këshilltare e Migracionit në Manheim, flet për Report Tv, Julia Aliçka: Populli këtu në Gjermani është shumëngjyrësh, por forcat e djathta po marrin fuqi
24 Janar, 14:34
-
Kryeprokurori i GJNP-së kërkon fletarrestime për udhëheqësit talibanë
23 Janar, 16:42
-
Gjermani/ Sulm me thikë në një park në Bavari, vriten 2 persona, mes tyre një fëmijë 2-vjeçar, disa të plagosur! Arrestohet autori
22 Janar, 13:55
-
Çfarë po i ndalon shtetet anëtare të NATO-s të rrisin buxhetet për mbrojtje?
22 Janar, 08:55
-
Politikani gjerman i surprizon të gjithë, taktikë për të marrë votat e shqiptarëve: Kam vendosur të mësoj shqip! BILD: S'ka ndodhur kurrë më parë
21 Janar, 23:01
-
Gjermania dënon planin e Donald Trump për t’u larguar nga OBSH
21 Janar, 15:50
-
Super të pasurit po pasurohen edhe më shumë
21 Janar, 10:13
-
Ministri gjerman i Mbrojtjes: Vendit tonë i duhen 30 miliardë euro më shumë për mbrojtjen nga viti 2028
18 Janar, 15:13
-
Agroturizmi, Rama: Së shpejti shpallim mbështetje të re financiare! Nxit shqiptarët të kthehen, Gjermania është bërë e vështirë për vetë gjermanët
18 Janar, 08:16
-
Ministri gjerman i mbrojtjes viziton Ukrainën në shenjë përkrahjeje
14 Janar, 21:26
-
Ministri gjerman i Mbrojtjes: Aleatët e mëdhej europianë do të zbatojnë me shpejtësi objektivat e reja të NATO-s
14 Janar, 09:32