Rey Manaj i ka dhënë fund zyrtarisht aventurës së tij në kampionatin e Emirateve të Bashkuara Arabe.

Lajmin e ka konfirmuar vetë klubi i Al Sharjah përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka njoftuar për zgjidhjen e kontratës në mënyrë konsensuale me Manaj.

Klubi i uruar gjithashtu fat dhe sukses në karrierën e tij në të ardhmen sulmuesit të Kombëtares shqiptare.

Kujtojmë se prej javësh përflitej për largimin e Rey Manajt nga Al Sharjah, por tani u konfirmua gjithçka.

Futbollisti shqiptar në këtë mënyrë hoqi dorë nga një kontratë prej 3.9 milionë eurosh në mënyrë që të largohej nga ekipi.

Mbetet për t’u parë tani se cili do të jetë destinacioni i ri i Manajt, megjithëse përflitet se sulmuesi të kthehet sërish në Turqi, te skuadra nga e cila edhe u largua Sivasspor.