Nga duart në "Instagram" tek "Instagrami" në duart tuaja.

Ju keni postuar patjetër foto të durave tuaja në Instagram për të treguar modelet dhe ngjyrat e thonjve.

Tanimë ju mund ti dizajnoni thonjtë tuaj me atë pamje që dëshironi nga “Instagrami”.

E gjitha bota e pasur me pamje e “Instagramit” mund të vendoset në duart tuaja falë idesë më të re.

NailSnaps  ka nisur një fushatë dhe kërkon të shesë modele për thonjtë të marra nga pamjet e ndryshme në “Instagram” nëpërmjet smartfonëve tuaj.

Nail Snaps do ti lërë klientët të zgjedhin imazhin që duan ose një seri imazhesh dhe do ti kthejnë ato në përmasat e duhura për thonjtë.

Në letra të printuara me ngjyrë, të rehatshme dhe komode për të dizajnuar sipas dëshirës thonjtë tuaj.

Është një mrekulli për ata që janë ta apasionuar dhe do të kenë në thonjtë e tyre një imazh që mund ta shkrepin vetë me anë të celularëve të tyre.

Ky lloj arti për thonjtë do të jetë gati nga kompania që ka vendosur ta realizojë këtë ëndërr për ata që duan.

Kompania po prët për një financim deri në 47 mijë dollarë deri më 1 prill.

Ata mendojnë që do të kenë sukses duke marë parasysh dëshirën për të zbukuruar thonjtë dhe aq më tëpër maninë pas fotove në “Instagram”.

Fillimisht kompania ka publikuar disa nga foto që mund të jenë të dëshiruara duke marë parasysh famën e këtyre yjeve.

Cara Delevigne dhe Karl Lagerfeld gjatë një sfilate, Beyonce dhe Jay-Z si një nga çiftet më të pëlqyera në botë, Rihanna, Miley Cyrus e cila ka pozuar mbresëlënëse për Marc janë pjesë e listës.

(b.t/shqiptarja.com)