Tani nis beteja mes tyre

Tani nis beteja mes tyre

Sali Berisha dhe Lulzim Basha

Lulzim Basha, i rizgjedhur kryetar i PD-së (me vulë), e mblodhi Kuvendin e asaj force politike. Nga forma dukej si një kuvend, si të gjitha kuvendet e asaj partie, kurse përmbajtja ishte zbavitëse. Thirrjet “Basha-Basha”, apo dhe “Fitore-Fitore”, nuk munguan, edhe kur në podium ngjitej ndonjë vajze apo djalosh i ri në moshë. Por gjithsesi, Basha e mblodhi kallaballëkun e tij. Se ishin anëtarësia e partisë, apo se ishin të ardhur (nga simotrat e saj), kjo ha debat. Por ai e vendosi, “luftë ndaj qeverisjes së korruptuar të Edi Ramës, luftë ndaj kastës së vjetër të partisë që ka zaptuar muret dhe zyrat”etj,etj,etj. Dukej sikur Basha dhe rreshti i parë në sallë, ishin të parët që kishin formuar Partisë Demokratike. Kishte edhe zonja të ulura pranë tij (që në fakt  janë ngjitur në parti nga “non-grata”) që në fjalimet e tyre krejt monotone , nuk thanë asgjë, nuk krijuan asnjë emocion apo risi kuvendimi, por thjesht uruan kryetarin e ri, dhe uruan fitoren e partisë “përballë qeverisjes së kapitulluar të Edi Ramës”.

Beteja në fakt e Bashës, nuk është dhe nuk ka për të qenë kurrë, me Edi Ramën dhe Partinë Socialiste. Kjo për faktin sepse, PD është shumë e vockël dhe e papërfillshme në raport me arritjet dhe zhvillimin e PS si forcë e përgjegjshme politike. Edhe pse u mundua të thotë në fjalën e tij se “Edi Rama këtej e tutje ka të bëjë me një opozitë solide që synon pushtetin”, etj, etj, dukej sheshit se Basha shinjestrën e kishte me Sali Berishën. Eshtë pikërisht Berisha që i ka marrë atij shumicën e bazës, zyrat, godinën, përdor flamurin, simbolet e tjera, dhe flet gjithmonë nën emrin e PD. Beteja në fakt nis pas Kuvendit të Bashës. Nis  beteja mes Berishës “non-grata” dhe Bashës së rikthyer për të tretën herë si kryetar i kontestuar. A mund ta mundë vallë Basha një Sali Berishë të akuzuar dhe  të denoncuar nga SHBA, edhe pse ka shumicën e bazës me vehte ? Kjo mbetet për tu parë pas 4 Shtatorit në vazhdim. Gjithsesi, (duke mos dashur të gënjejmë demokratët) betejat tani e tutje Basha i ka me Berishën, aspak  me Edi Ramën.

Për përmbylljen e mandatit të tretë qeverisës, mandatin e katërt, mandatin e pestë etjjj, të Partisë Socialiste, Lulzim Basha nuk përbën shqetësimin më të vogël. Partia Demokratike, e Bashës apo Berishës, është sot më e papërfillshme se kurrë. E shkërrmoqur nga qendra deri në bazë, ajo po “lufton” me vehten për mbijetesën politike. Aludimi i Bashës në Kuvendin e partisë se “ne jemi forcë politike që aspirojmë pushtetin”, ishte shakaja e rradhës dhe batuta sfiduese, pas asaj  që bëri në Parlament se, 7x 7, bëjnë 42.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mario: 03/09/2023 09:10

    as Edi nuk ka per ta lexuar kete artikull komik

    Përgjigju
  • vlonjati: 03/09/2023 08:11

    Sa te kenaqur jeni ju gazetaret e"rilindjes" ramiste kur e shihne qe vendi po mbetet pa opozite.

    Përgjigju
  • Adrian: 02/09/2023 22:46

    Basha eshte per gjynof.Fjalimi qe mbajti,stil Berisha,me te gerthitme pa pike kuptimi,trego n edhe njee here se sa karafil eshte Luli.Kur thote qe synojme pushtetin,t'vje me vjelle,sa banalisht ja fut kot.

    Përgjigju
  • Tafut: 02/09/2023 16:28

    Tani nis beteja false se më parë ishin bashkë.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kosovë/ Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhje

Kosovë/ Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhje