Pas qëndrimit të përsëritur të presidentit të Francës Emanuel Macron për çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut duke theksuar se më parë duhet reformuar BE-ja dhe më pas të bëhet zgjerimi ka reaguar edhe anëtarja e Parlamentit Europian Tanja Fajon.
Fajon teksa publikon në rrjetet sociale një foto me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Zaev shkruan se ky është një turp dhe se Macron duhet të zgjohet. Më tej ajo thekson se Shqipëria dhe Maqedonia i kanë bërë detyrat e shtëpisë dhe tani është rradha e këshillit të BE për të përmbushur pjesën e tij dhe të çele negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
"Ky është një turp i madh. Emmanuel Macron, zgjohu! Është koha që BE të tregojë pjekuri dhe përgjegjësi politike!

Këta drejtues kanë bërë pjesën e tyre të punës! Tani është radha e Këshillit të Bashkimit Evropian për të përmbushur pjesën e tij dhe më në fund pranojnë të fillojnë bisedimet e pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë", shkruan Tanja Fajon.
Postimi i plote i Tanja Fajon
/Shqiptarja.comKomente


Posht fraca. Posht makaroni. Rrof shqiperia etnike. Kete e dine dhe femijet ne bark te nenave: fraca armike e betuar e shqiptareve, 15000 vjet aleate me rusín.
PërgjigjuZ. Macron me keto veprime qe po ben po con ujin ne mullirin e Putinit.
PërgjigjuKe te drejte se Gruevski edhe Meta u arrestuan Po ashtu edhe Janeva me Llallen u arrestuan. Macroni ti veri gishtin kokes
Përgjigju