Të paktën 21 persona kanë vdekur dhe dhjetëra u plagosën nga një sulm i ri i ushtrisë izraelite në një zonë tendash në perëndim të Rafahut. Kështu kanë raportuar autoritetet shëndetësore palestineze, citojnë Sky News dhe Al Arabyia.
Sulmet kishin në shënjestër tendat e familjeve të zhvendosura në zonën humanitare në Mawasi, në perëndim të Rafahut, thanë mjekët dhe banorët.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Tanket izraelite hyjnë në Rafah, 21 të vdekur nga një sulm i ri! Media: Izraeli u ka dorëzuar një propozim të ri ndërmjetësuesve










