
Foto nga tanket në Gaza
Tanket izraelite kanë hyrë brenda në Spitalin Indonezian në Gazën veriore, ku disa persona raportohen të jenë vrarë pas sulmeve izraelite këtë mëngjes (20 Nëntor).
Pak kohë më parë, drejtori i spitalit, Dr Marwan Al-Sultan tha për BBC se ushtria izraelite ishte rreth 20 metra nga ndërtesa.
Më herët ai tha se kishte dëgjuar të shtëna rreth e rrotull dhe se departamenti për kujdes post-operativ ishte goditur.
Deklarata e fundit nga ushtria izraelite nuk i referohej veprimeve pranë spitalit.
Ai tha se: "Trupat e IDF vazhdojnë të operojnë në Rripin e Gazës, duke drejtuar avionët për të goditur terroristët, infrastrukturën terroriste dhe duke gjetur armë dhe pajisje ushtarake".
Po ashtu tha se tre komandantë të kompanive të Hamasit ishin vrarë.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Guterres: Vrasja e civilëve në Gaza në një shkallë të paprecedentë që nga ardhja ime në detyrë! Hamas: 13,300 viktima në Gaza që nga fiilimi i luftës, 5600 prej tyre janë fëmijë








