/ATSH/- Filmi i metrazhit të shkurtër "Tanku në oborrin tim" me skenar dhe regji të Mentor Spahiut, pritet të jetë pjesëmarrës në konkurrencën zyrtare te festivalit "Eastern NC Film Festival" i cili mbahet në Winterville të Carolines Veriore.
Ky film i kompletuar së realizuari në tetor të një viti më parë, trajton një temë sociale, ndërkohë që ngjarja zhvillohet në kohën e luftës së fundit në Kosovë dhe në atë të pasluftës përmes një familje të dëshmorit, përkatësisht babit të tij.
Bardhi, babai i dëshmorit, në oborrin e tij ka një tank të armikut, por që tanku ka mbetur i shkatërruar nga djali i tij si ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që ka rënë dëshmorë në një betejë të fuqishme.
Bardhi ndihet krenar me tankun qëka në oborr, mirëpo ai jeton në gjendje të rëndë sociale dhe përballet me sfidën e shkollimit të fëmijëve të djalit të tij dëshmor.
Pas shumë përpjekjeve për të gjetur një zgjidhje, ai detyrohet të ulë krenarinë e tij përball shkollimit të fëmijëve.
"Ky është festivali i dytë ku filmi shfaqet në konkurrencën zyrtare, para këtij dhe filmi është shfaqur edhe në "West Nordic International Fim Festival" në Norvegji", ka deklaruar për KultPlus, skenaristi dhe regjisori Mentor Spahiu.
Në filmin "Tanku në oborrin tim" luajnë aktorët: Selman Lokaj, Fatime Llugiqi, Selami Taraku, Endrit Spahiu, Elirjeta Morina, Leonita Spahiu, Rabije Kryeziu, Molikë Maxhuni, Donikë Ahmeti dhe Alban Çela.
Filmi është prodhim i shtëpisë filmike Plisi Film në bashkëprodhim me Gegnia Film. Skenari dhe Regjia: Mentor Spahiu, Producent: Izet Morina, Kameraman: Bujar Zeqiri dhe Fisnik Muji, Montazha: Durim Kryeziu, Muzika: Hajrullah Syla, PostProduksioni: Arian Rogova, Organizator: Besmir Spahiu.
/Shqiptarja.com