TAP prezanton aplikimin për të
marrë Lejen Zhvillimore Komplekse

TAP prezanton aplikimin për të<br />marrë Lejen Zhvillimore Komplekse
TIRANE- Kompania TAP AG ka prezantuar sot aplikimin për marrjen e Lejes Zhvillimore Komplekse për punimet ndërtimore për Projektin e gazsjellësit TAP. Prezantimi është bërë në ambientet e Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë, ku u mblodh Komisioni për shqyrtimin e kërkesave për dhënie leje për ndërtim dhe shfrytëzim objektesh të natyres energjetike, minerare, industriale dhe objekte me rrezikshmëri të lartë të kësaj fushe.

Në respektim të procedurave në fuqi, në këtë mbledhje nga ana e ekspertëve të kompanisë TAP AG u prezantuan materialet që lidhen me fazat e ndryshme ndërtimore të projektit TAP, për të cilat do të jepet Leja Zhvillimore Komplekse si dhe u bënë pyetje dhe diskutime nga anëtarë të komisionit për të cilat u dhanë sqarimet dhe informacionet përkatëse prej përfaqësuesve të kompanisë TAP AG.

“Gjatë dhe në fund të prezantimit, nga ana e Komisionit dhe përfaqësuesve të kompanisë TAP, u diskutuan disa çështje që lidhen kryesisht me marrjen parasysh gjatë përgatitjes së projektit nga ana e kësaj kompanie të problemeve që mund të lindin nga: relievi kodrinor-malor i territorit të vendit tonë, problemeve të erozionit dhe rrëshqitjeve, -infrastrukturës, azhurnimi me lejet ekzistuese dhe të parashikuara në planet e zhvillimit sektoriale rajonale e kombëtare. Përfaqësuesit e shoqërisë TAP, prezantuan faktin se janë marrë parasysh vështirësitë që mund të lindin nga terreni, apo problemet e infrastrukturës, ndërkohë që dhe gjatë prezantimit të materialit u evidentua parashikimi për ndërtimin e rrugë /ura te reja, apo dhe rikonstruksioni i atyre ekzistuese”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Energjisë, pritet të procedohet më tej me përgatitjen e praktikave dhe të dokumentacionit të nevojshëm nga ana e strukturave të MEI, për përcjelljen për shqyrtim dhe miratim në Këshillin Kombëtar të Territorit (KKT), të aplikimit të kompanisë TAP AG për marrje Leje Zhvillimore Komplekse për punimet ndërtimore për Projektin e gazsjellësit TAP.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Morën ryshfet për të favorizuar një ndërtim pa leje, shpallen në kërkim kryeinspektori e inspektori i IMT Elbasan

Morën ryshfet për të favorizuar një ndërtim pa leje, shpallen në kërkim kryeinspektori e inspektori i IMT Elbasan