Një 42-vjeçare është ekstraduar nga Spanja drejt vendit tonë.

Marjana Gjona është dënuar nga Gjykata e Pogradecit me 7 vjet burg, për veprën penale “Mashtrimi”, me pasoja të rënda.

Ndërkohë edhe një 26 vjeçar është ekstraduar nga Gjermania drejt vendit tonë.

Metehan Tutuncu është dënuar nga Gjykata e Aschaffenburg, në vitin 2023, me 6 vjet e 6 muaj burgim, për trafikim të lëndëve narkotike

Njoftimi i policisë:

Në vijim të bashkëpunimit të konsoliduar ndërmjet specialistëve të Drejtorisë së Interpolit dhe homologëve të tyre në Spanjë dhe në Gjermani, u finalizuan në kuadër të operacionit “The Ëanted”, procedurat për ekstradimin:

-nga Spanja, në Shqipëri, të shtetases Marjana Gjona, 42 vjeçe, e cila është dënuar në vitin 2019, nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pogradec, me 7 vjet burgim, për veprën penale “Mashtrimi”, me pasoja të rënda;

-nga Shqipëria, në Gjermani, të shtetasit Metehan Tutuncu, 26 vjeç, i cili është dënuar nga Gjykata e Aschaffenburg, Gjermani, në vitin 2023, me 6 vjet e 6 muaj burgim, për trafikim të lëndëve narkotike.