Përfshirja e Shqipërisë në projektin e gazsjellësit TAP do të riaktivizojë Institutin e Naftës dhe të Gazit të mbyllur 9 vjet më parë në vendin tonë me vendim të qeverisë. Ngrita e kapaciteteve teknike në Shqipëri do të krijojë mundësinë që në këtë Institut të bëhen studime për infrastrukturën e gazit.
Ringritja dhe fuqizimi i Institutit të Naftës dhe të Gazit në Shqipëri është pjesë e projektit “Ndërtimi i kapaciteteve për infrastrukturën e lartë në sektorin e gazit”, i financuar qeveria zvicerane me një shumë prej 6 milion eurosh.
Ishte ministri i Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri i cili bashkë me ambasadorin e Zvicrës në Tiranë Christoph Graf që njoftuan nisjen e këtij projekti.
“I kemi vendosur vetes një objektiv shumë të rëndësishëm në këtë projekt dhe krijimi i kapaciteteve teknike për gazin, siç është krijimi i Institutit të Naftës dhe të Gazit. Një institucion aq i nevojshëm për Shqipërinë. Fatkeqësisht, në 10-15 vitet e fundit Shqipëria i humbi shumë nga këto kapacitete, duke mbetur me mangësi të mëdha teknike, përsa i përket zhvillimeve hidrokarbure. Pikërisht ky projekt merr përsipër të ngrejë këtë ekspertizë, që ne ta kemi për gazin dhe për naftën. Ky është prapë një element shumë i rëndësishëm i këtij projekti. Unë dua ta përgëzoj kompaninë dhe shpresoj të kemi një bashkëpunim shumë të mirë për të ngritur më në fund këto kapacitete teknike në Shqipëri”, tha Gjiknuri.
Brenda këtij viti pritet të kryhet edje studimi i fizibilitetit për lidhjen e TEC-it të Vlorës me gazsjellësin TAP, një tjetër element i rëndësishëm i projektit.
“Për shumë vite ka qenë një projekt i dështuar, i dizenjuar për të punuar me naftë edhe me gaz, por që gaz nuk ka patur. Që ky projekt të marrë jetë dhe të bëhet i vlefshëm për portofolin energjetik shqiptar është shumë i rëndësishëm lidhja e tij me sistemin e gazit. Projekti merr përsipër të bëjë studimin e fizibilietit për lidhjen nga pika e daljes të gazit në Fier me termocentralin e Vlorës, që ta bëjë përfundimisht edhe këtë termocentral një nyje shumë të rëndësishme të prodhimit të energjisë”, - theksoi Gjiknuri.
Produkti i parë i projektit është krahasimi i marrëveshjeve shtetërore të Greqisë dhe Shqipërisë me konsorciumin TAP me synim maksimalizimin e përfitimeve të vendit tonë.
“Është se është një proces i parashikuar mirë, do të thotë që vendet duhet të trajtohen në mënyrë të barabartë dhe ky ka qenë koncepti. Kështu janë edhe sinjalet nga bashkëbisedimi me kompaninë Trans Adriatic Pipeline dhe në bazë të këtij krahasimi të marrëveshjeve që do të bëhet nga kompania Roland Berger, do të merren edhe përftimet shtesë që ka Shqipëria. Disa angazhime janë marrë tashmë nga TAP-i. Disa përfitime shtesë të tjera financiare do të realizohen menjëherë pasi të mbyllet ky material. Unë parashikoj që të mbyllet brenda 2 maksimumi 3 muajsh siç kemi rënë dakord me konsulentin”, u shpreh ministri Gjiknuri.
Projekti për ndërtim kapacitetesh, financuar nga qeveria zvicerane i është besuar Roland Berger, një konsulencë lider e specializuar në menaxhimin e projekteve të mëdha të infrastrukturës. Ekspertët e kësaj kompanie do të punojnë ngushtësisht me Ministrinë e Energjisë dhe Industrisë për të transferuar njohuritë dhe instrumentet me synim zhvillimin e sektorit të gazit.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com