TIRANË- Babë e bir dhe një person i tretë kanë rënë në pranga pasi po transportonin 1.3 kg kokainë. Si rezultat i operacionit të koduar “Tapiza”, iu vunë prangat Leonard dhe Latif Lozi, babë e bir, si edhe Akil Bunaj. Kokaina ishte fshehur në korskotin e makinës tip “Volksëagen” i cili drejtohet nga 28-vjeçari Leonard Lozi.
Uniformat blu kanë pasi inoformacion se tre personat e arrestuar po transportonin sasinë e kokainës, e për pasojë “iu bë prit” në aksin rrugor Tapizë - Fushë Krujë, ku pas kontrollit iu gjet dhe sasia e kokainës.
Tre persona kanë qenë të dënuar më parë. Më konkretisht, Akil Bunaj i dënuar më parë për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" e ndërsa 28-vjeçari Leonard Lozi për veprën penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.