Tapë e me pistoletë në makinë, dy shoferë në pranga! 74 lëvizin jashtë orarit, 10 këmbësore gjobiten me 10 mijë lekë (VIDEO)

74 shoferëve iu hoq patenta për 3 vjet dhe iu bllokua makina pasi dolën në qarkullim jashtë orareve të caktuara në mëngjes dhe pasdite. Dy shoferë, një në Berat e Durrës u arrestuan pasi drejtonin makinën në gjendje të dehur, ndërsa njërit prej tyre iu gjet edhe pistoletë sportive pa leje në makinë.

Gjithashtu, në Bulqizë janë vënë në hetim një drejtues motomjeti dhe pasagjeri, për kundërshtim të urdhrit për ndalim qarkullimi dhe kundërshtim e mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë.

Gjatë mbrëmjes së djeshme nuk zbatuan urdhrin e dhënë për qëndrimin në banesë pas orës 18:00, 10 qytetarë, 9 persona në Durrës dhe 1 në Tiranë, të cilët qarkullonin me biçikleta apo në këmbë, në oraret e ndaluara, pa ndonjë shkak apo arsye dhe për këtë u ndëshkuan me masën administrative 10.000 lekë.

G.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

‘Ndryshime ligjore brenda 6 muajve’, Gogu prezanton raportin e PS për 'TIMS': Rishikim tërësor i akteve që mbrojnë të dhënat

‘Ndryshime ligjore brenda 6 muajve’, Gogu prezanton raportin e PS për 'TIMS': Rishikim tërësor i akteve që mbrojnë të dhënat