Tare përgënjeshtron gazetën italiane për përfshirje në kompanitë e basteve

Tare përgënjeshtron gazetën italiane për përfshirje në kompanitë e basteve

Igli Tare

Drejtori sportiv i ekipit italian të futbollit, Igli Tare ka përgënjeshtruar artikullin 'Futboll, klan dhe biznes! Hijet shqiptare mbi Lazion e Tares', i botuar sot në gazetën italiane 'La Repubblica' nga Daniele Autieri, duke mohuar dhe hedhur poshtë akuzat.

Tare ka deklaruar se ai rezervon të gjithë të drejtën për mbrojtje ligjore, dhe se nuk ka asnjë lidhje me kompaninë shqiptare të basteve Top Bast.

'Igli Tare nuk ka absolutisht lidhje me kompaninë shqiptare të basteve TOP BAST, në lidhje me të cilën, ashtu si edhe vëllai i tij Genti, nuk ka interes të drejtpërdrejtë ose indirekt. Teza e mbështetur nga gazetari dhe e atribuar prej tij në dokumentet hetimore, sipas së cilës “në fakt, kompania u përket vëllezërve Genti dhe Igli Tare”, është thjesht e rreme', shkruan Tare, sipas sololalazio.it

Po sipas sololalazio.it, Igli Tare nuk ka absolutisht lidhje me operacionin e përshkruar nga gazetari si një përpjekje nga klani ”Martiradonna” për të blerë këtë kompani bastesh, operacion për të cilin ai injoron çdo informacion.

Për shkak të falsitetit dhe mospajtueshmërisë totale të lajmit (i përpunuar mjeshtërisht), Igli Tare kishte paralajmëruar më parë gazetarin Daniele Autieri, në përgjigje të një emaili nga ky i fundit lidhur me një numër pyetjesh specifike drejtuar atij në cilësinë e tij si gazetar i Redaksisë së Lajmeve.

Në të vërtetë, gazetari nuk arriti ta merrte parasysh këtë paralajmërim, duke raportuar në thelb vetëm referencën për mospajtueshmërinë. Igli Tare rezervon të drejtën për çdo veprim juridik, për të cilin tashmë ai i ka dhënë një mandat avokatëve të tij, gjithashtu duke iu referuar profileve shtesë të paligjshmërisë të  këtij lajmi, objekt i mosmarrëveshjes.

Në emisionin italian 'Report' në Rai 3 është paralajmëruar se do të transmetohet një investigim mbi drejtorin sportiv të Lazios, Igli Tare. Sipas mediave italiane investigimi fillon me një hetim të Prokurorisë së Barit mbi një aleancë të ‘ndraghetës dhe klaneve bareze për të investuar dhe menaxhuar botën e basteve sportive'. Ndër kompanitë e ndryshme figuronte edhe një subjekt shqiptar, në pronësi, sipas prokurorisë, të vëllezërve Genti dhe Igli Tare.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lol: 07/06/2021 16:57

    Korrupsioni galopant

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja