Tare synon një tjetër shqiptar te Lazio
ideohet kalimi i Kryeziut nga Luzerna

Tare synon një tjetër shqiptar te Lazio<br />ideohet kalimi i Kryeziut nga Luzerna
Sipas asaj që raporton “Tuttomercatoweb.com”, gjatë ditëve të fundit Lazio dhe drejtori teknik i klubit kryeqytetas, Igli Tare, nëpërmjet zbuluesve në dispozicion, ka ndjekur paraqitjet e mesfushorit 24-vjeçar, Hekuran Kryeziu, futbollist i përfaqësueses së Kosovës, që aktivizohet në Superligën zvicerane me skuadrën e Luzern.

Pas Canës, Berishës dhe Strakoshës, Igli Tare tashmë në cilësinë e drejtorit sportiv te Lazio ka shfaqur interesimin e tij për një tjetër futbollist me kombësi shqiptare, sikurse është Hekuran Kryeziu.

Veç cilësive të këtij të fundit, ajo që ka konkretizuar edhe më shumë interesimin e Lazio është fakti që kontrata aktuale e futbollistit me Luzern skadon në qershor të vitit 2018.
 
Nëpërmjet zbuluesve të saj, Lazio vëzhgoi dhe mbikqyri gjatë javës së kaluar mesfushorin e Luzern, Hekuran Kryeziu.

Kontrata e futbollistit që skadon me klubin zviceran në qershor të vitit 2018 ka tërhequr gjithashtu edhe interesimin e Monaco dhe Feynoord, por interesimi i ekipit lacial është konkret dhe gjatë javëve të ardhshme do të ketë një përqasje të re dhe reale, nëpërmjet menaxherit të futbollistit, Arzen Ramadani, i cili pritet të mbërrijë në Itali”, citon në mënyrë ekskluzive portali i profilizuar në lajmet e merkatos, “TMW”.

Redaksia Online
K.M/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Shijak/ Përfshihet nga flakët Komisariati i policisë! Dyshohet për shkëndijë elektrike, zjarrfikësit bëjnë të mundur shuarjen e zjarrit

Shijak/ Përfshihet nga flakët Komisariati i policisë! Dyshohet për shkëndijë elektrike, zjarrfikësit bëjnë të mundur shuarjen e zjarrit