Tarifat e reja të patentës, 'ndërhyn' Konkurrenca: Kemi kërkuar informacion nga DPSHTRR! Do vlerësojmë kufizimet e konkurrencës në treg

Teksa po përflitet se patenta është shtrenjtuar me 40 mijë lekë, Autoriteti i Konkurrencës bën me dije se është kërkuar informacion nga DPSHTRR. Përmes një njoftimi për shtyp bën me dije se do të vlerësohen kufizimet e konkurrencës në treg pas shqetësimeve të bëra publike mes grupeve të interesit mbi përcaktimin e kostos për lejen e drejtimit që aktualisht është 45 mijë lekë dhe flitet se do të shkojë në 85 mijë lekë.

Report Tv ka njoftuar më parë se kosto për t’u pajisur me një leje drejtimi automjeti pritet të rritet dhe kjo vjen si pasojë e një marrëveshjeje që është firmosur nga grupet e interesit të rreth 300 autoshkollave në të gjithë vendin. Nga 45 mijë lekë që ka qenë deri tani pajisja me një patentë të kategorisë B, me masivja për përdorim në popullatë, pritet të shkojë në 85 mijë lekë. Vetëm për mësimin teorik do të paguhen 30 mijë lekë për 36 seanca mësimore, të cilat do të bëhen për 15 ditë.

"Autoriteti i Konkurrencës, nisur nga disa shqetësime të bëra publike nga media në lidhje me marrëveshjen ndërmjet Grupeve të interesit përfaqësues të autoshkollave (Shoqata “Kombëtare e Autoshkollave” dhe Shoqata e Autoshkollave “Siguria në rrugë”), Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor mbi përcaktimin e kostos minimale fiskale (tarifat e pagesës) së përgatitjes për drejtues mjeti, ka nisur procedurat për vlerësimin e kësaj marrëveshje në kuptim të ligjit nr. 9121/2003 “Për mbrojtjen e konkurrencës”.

Ligji nr. 9121/2003 “Për mbrojtjen e konkurrencës” ndalon të gjitha marrëveshjet të cilat kanë si objekt ose si pasojë pengimin, kufizimin ose shtrembërimin e konkurrencës në treg, veçanërisht marrëveshjet që caktojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, çmimet e blerjes ose të shitjes, apo çdo kusht tjetër tregtimi.

Autoriteti i Konkurrencës, në zbatim të neneve 69 dhe 70 të ligjit nr. 9121 datë 28.07.2003 “Për Mbrojtjen e Konkurrencës”, vlerëson shkallën e kufizimit ose të pengimit të konkurrencës që rrjedh nga projekt aktet që kanë të bëjnë me: kufizimet sasiore për hyrjen në treg dhe tregtimin; vendosjen e të drejtave ekskluzive ose të të drejtave të veçanta, në zona të caktuara, për ndërmarrje ose për produkte të caktuara; imponimin e praktikave të njëjta në çmime dhe kushtet e shitjes.

Për sa më sipër , Autoriteti i Konkurrencës ka kërkuar informacion nga Drejtoria e Përgjithshme të Tatimeve dhe Drejtoria e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, me qëllim vlerësimin e kufizimeve të mundshme të konkurrencës në tregun përkatës", njofton Autoriteti i Konkurrencës. 

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Andi: 22/02/2023 13:49

    Persh. Patjeter bejne publike keta keto gjera per te perfituar nga Grupi interesit dhe merret vendimi qe ata kane te drejte, ne nje kohe qe ata le qe nuk bejn as mesim e as praktike sic duhet por shumica e lejeve te drejtimit merret kundrejt rryshfetit, le te flasin njerzit se e dine mire si eshte realiteti

    Përgjigju
    • Ok .: 14/03/2023 21:04

      Ok.subjekti autoshkolle .eshte shkolle per edukimin rrugor i shprehur ne kodin rrugor.ne vkm.ne udhezimin e ministres.ne rregulloren e drejtorit te dpshtrr.dhe si subjekte fizike apo juridike kryejne veprimtarin ne pergatitje kursanteve per leje drejtimi.sqaroje se midis autoshkolles dhe kursantit nenshkruhet nje kontrate ne vlere teknike dhe ekonnomike e eshte e detyrueshme duke patur vletsimin e nje kosto te detyruedhme sipas programit duke futur brenda te gjithe elementet per te percaktur cmimin.dhe ky cmimim i thene sipas programit te detyrueshem rite cilesin ne rruge ne drejtimin mjetit.pra ŕite sigurin ne rruge.ok ll k.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Papët dhe jubilejtë: hapja e Derës Shenjte në histori

Papët dhe jubilejtë: hapja e Derës Shenjte në histori