Kosto për t’u pajisur me një leje drejtimi automjeti pritet të rritet javën e ardhshme dhe kjo vjen si pasojë e një marrëveshjeje që është firmosur nga grupet e interesit të rreth 300 autoshkollave në të gjithë vendin. Nga 45 mijë lekë që ka qenë deri tani pajisja me një patentë të kategorisë B, me masivja për përdorim në popullatë, pritet të shkojë në 85 mijë lekë. Vetëm për mësimin teorik do të paguhen 30 mijë lekë për 36 seanca mësimore, të cilat do të bëhen për 15 ditë.
Ndërkohë, seancat praktike që do të zgjasin 40 minuta secila, do të jenë 34 nga 25 që kanë qenë më përpara. Kjo është rritja e parë që bëhet në 20 vitet e fundit. Pagesat do të bëhen vetëm përmes bankës në 2 këste të ndryshme, përpjekje kjo për të formalizuar tregun. Shoferit të ri i duhet të paguaj edhe 8 mijë lekë shtesë në momentin që pajiset me kartën e patentës në fund. Në këtë treg ka një numër të konsiderueshëm autoshkollash që nuk tatohen, të cilat shkojnë në më shumë se 50%, të cilat nuk kryejnë as orët mësimore sipas rregullave në fuqi, thonë nga Shoqata e Autoshkollave.
Fjalë është për administrator, që më një Nipt kanë në funksion më shumë se dy apo tre, autoshkolla, që në fakt duhet të kishte secila një nipt. Për këtë arsye, është arritur një marrëveshjeje mes Drejtorinëeë Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve dhe Shoqatës së Autoshkollave, për identifikimin e tyre dhe pastrimin e tregut për të mbajtur vetëm autoshkollat që plotësojnë kriteret në procesin e patentës.
/LR/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
14.9%
-
Të gabuar
81.8%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 3910
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Merrnin ryshfet për të liruar patentat e pezulluara, Apeli i GJKKO shton dënimet për 7 persona
3 Dhjetor, 09:32
-
‘Turizmi 2025’ me rregulla të reja për të goditur evazionin, hotelet kapacitet minimal të detyruar! Tatimet ‘në sitë’ deklarimet në booking dhe Airbnb
8 Tetor, 17:08
-
Ilir Binaj emërohet drejtori i ri i Tatimeve
2 Tetor, 19:39
-
Tatimet letër bizneseve: Deklaroni pagat reale të punonjësve brenda 20 tetorit 2024 ose gjobë
2 Tetor, 15:31
-
Tatimet kërkojnë ‘foletë’ offshore ku biznesmenët transferojnë paratë! Informacione në 77 shtete
26 Shtator, 17:13
-
Tatimet nisin auditimin e pasurisë së milionerëve, në sitë 33 të parët! Makinat e luksit e të tjera do të ballafaqohen me pasurinë e deklaruar
23 Shtator, 19:08
-
Kosovë/ Shtyhet afati për patentat serbe
8 Gusht, 16:27
-
Dha dorëheqjen Ceno Klosi, Ministri firmos: Elidjana Çela drejtoreshë e përgjithshme e Tatimeve përkohësisht
15 Qershor, 09:07
-
Jep dorëheqjen Ceno Klosi, nga Tatimet shkon zv-ministër tek MIE! Elidjana Celaj do të jetë drejtoreshë e komanduar e Tatimeve
4 Qershor, 15:31
-
Tatimet korrigjojnë parapagimin e kësteve të tatimit te profesionet e lira, i ulin me rreth 30%
31 Maj, 07:47
-
Tatimi i profesioneve të lira, administrata tatimore sqaron përditësimin e kodit ekonomik për bizneset
28 Maj, 09:47
-
Profesionistët e lirë përballë faturës së kësteve, Tatimet për Report Tv: S’ka gabime tatimi, bazohen në vetëdeklarimin e tyre, u janë njohur shpenzimet
28 Prill, 14:10
Rritet vetem per ata qe duan te humbasin kohe, Ndersa per neve tjeret 500€ eshte cmimi fiks e merr pa Prova ????
PërgjigjuE kuptoni ne cfar vendi skandaloz jetojm ku ligjin e bejn lobet? Dhe shteti esht inegzistent
PërgjigjuPo xhaxhi drejtori Gonxhja e vyshkur pardje tha sdo ket rritje.Apo thjesht e hoqi nga vetja dhe ja ngeci ketyre hajdutve te tjer qe i japin zarfin cdo muaji
PërgjigjuQelbesira qe nuk fryheni duke vjedhur.Ja moret frymen ketij populli.Por ju lumte e mire beni persa kohe nuk ngrihet njeri.
PërgjigjuBravo shoku rama
PërgjigjuJa futen prap shqiptarevr te shkrete , dyfishim cmimi, 100% inflacion. Prit kur te ngrihet ky popull ti fuse nje plumb ballit politikaneve te majte e te dhathte se po ja bejne jeten te padurueshme.
PërgjigjuHahaha nuk egziston ajo qe thua o Tonush . Ska shance ta jap me siguri te plote! Ska burra me namuz ketu! Ka fjale facebook-u e komente te fuqishme ne realitet hic! Patenta do jet nje plus per ato qe marrin rryshfet... Jan interesante shum te larta qe luhen nuk eshte se Jan tymce...