Tarifat, ja sa do paguajnë
studentët për 334 degët

Tarifat, ja sa do paguajnë<br />studentët për 334 degët
TIRANE - Të gjitha degët e studimit që ofrojnë shkollat e larta publike të vendit tonë kanë pësuar një rritje të vogël të tarifës së shkollimit. Rritja që ka pësuar lekët që duhet të paguajnë të rinjtë varion nga 500 lekë të reja deri në 15 mijë lekë të reja. Degët më të shtrenjta vazhdojnë të mbeten ata që ofron Universiteti i Arteve, ku Regji Filmi dhe TV është plot 45 mijë lekë të reja, ndërsa të gjitha degët e tjera janë rreth 38 mijë lekë të reja.

Tarifë kjo që lë pas edhe degë mjaft të kërkuara të universitetit të Tiranës, siç janë farmacia, apo Mjekësia e Ekonomiku. Ndërsa sa u përket universiteteve të rretheve ata kanë tarifa mjaft modeste që shkojnë deri në 15 mijë lekë të reja për një vit akademik. Rritja që kanë pësuar degët është sa vlera e inflacionit.

KUSH PËRJASHTOHET

Ka një kategori të rinjsh që përjashtohen nga tarifat e shkollimit. Personat që nuk shikojnë, personat që nuk dëgjojnë, invalidët e punës dhe fëmijët e tyre, invalidët, paraplegjikë dhe tetraplegjikë dhe fëmijët e tyre, jetimët, studentët, të cilëve njëri nga prindërit i është ndarë nga jeta dhe familjet e tyre përfitojnë ndihmë ekonomike nga njësitë e qeverisjes vendore dhe ata që vijnë nga “familje në nevojë”, fëmijët romë, ballkano - egjiptianë, fëmijët nga prindër të dënuar politikë me heqje lirie, fëmijë të policëve dhe të ushtarakëve të Forcave të Armatosura të rënë ose të plagosur për shkak të detyrës, të prekurit nga sëmundja HIV-AIDS përjashtohen nga tarifa vjetore e shkollimit.
 
Tarifat e 334 degëve të studimit sot në Shqiptarja.com (print)

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 28.07.2013
 
Redaskia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Arbëreshët e Italisë presin Spiropalin, kryetarja e Kuvendit vishet me kostumin tradicional në përurimin e statujës së Skënderbeut

Arbëreshët e Italisë presin Spiropalin, kryetarja e Kuvendit vishet me kostumin tradicional në përurimin e statujës së Skënderbeut