Tarifat tregëtare të SHBA-së, Kina fton BE-në të bashkohet në luftën kundër masave proteksioniste amerikane

Tarifat tregëtare të SHBA-së, Kina fton BE-në të bashkohet në luftën kundër masave proteksioniste amerikane

Në përpjekje për t’i bërë ballë masave tregtare të presidentit Trump, Kina i ka bërë thirrje Bashkimit Europian që të bashkohet me të në luftën kundër masave proteksioniste amerikane.

Zyrtarë të qeverisë kineze kanë zhvilluar në ditët e fundit një seri takimesh me ambasadorë të vendeve kryesore europiane, duke u kërkuar atyre që të bashkohen me Pekinin kundër politikave proteksioniste të Shteteve të Bashkuara.

Disa nga diplomatët perëndimorë që janë takuar me zëvendës ministrin e Tregtisë, Fu Zijing, e kanë komentuar qasjen e tij si shenjë të shqetësimit të Pekinit për thellimin e konfliktit me Washingtonin.

Presidenti Donald Trump kërcënoi muajin e kaluar se do të vendosë tarifa me vlerë 150 miliardë dollarë për mallrat e importuara nga Kina, një lëvizje kjo e komentuar si ndëshkim për politikat industriale agresive të Pekinit në dëm të amerikanëve.

E teksa tensionet rriten, qeveria kineze po përpiqet të fitojë terren në sistemin e tregtisë globale, duke përfituar edhe nga shqetësimet e vendeve të Perëndimit për politikat e Trump.

Sipas agjencisë së lajmeve “Reuters”, takimet e ngutura të zyrtarit kinez me ambasadorët e Francës, Gjermanisë, Spanjës, Italisë dhe Mbretërisë së Bashkuar tregojnë se Kina po përpiqet të ngrejë një mur për të izoluar masat agresive të Trump, të cilat, sipas diplomatëve europianë, Pekini i kishte nënvlerësuar.

Dhe për të bërë sa më joshëse ofertën e saj, Kina ka njoftuar të martën se do të heqë kufijtë për pronësinë e huaj në industrinë e automjeteve, ndërtimit të anijeve dhe avionëve.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK