Tarifat tregëtare/BE refuzon Kinën për aleancën tregtare kundër SHBA
Zv/kryeministri Liu He dhe kryediplomati Uang Yi, gjatë vizitës në Bruksel i kanë propozuar BE-së të ndërmarrin një aksion të përbashkët te Qendra Botërore e Tregtisë kundër politikave të Donald Trump.
Foto ilustruese
Zv/kryeministri Liu He dhe kryediplomati Uang Yi, gjatë vizitës në Bruksel i kanë propozuar BE-së të ndërmarrin një aksion të përbashkët te Qendra Botërore e Tregtisë kundër politikave të Donald Trump.
Kina e vendosur të zgjerojë më tej tregun e vet në BE-së ndërmjet kësaj marrëveshje, por BE, blloku më i fuqishëm tregtar në të gjithë botën, e ka refuzuar idenë që të bashkohen me Pekinin kundër SHBA-ve.
Megjithatë, e vendosur në një situatë të vështirë për shkak të mediave kineze, të cilat kanë thënë se BE është në anën e Kinës, blloku do të ofrojë bashkëpunim për të modernizuar Qendrën Botërore Tregtare.
Pavarësisht premtimit të Donald Trump se do të godasë industrinë europiane të automjeteve nëpërmjet tarifave të reja doganore mbi çelikun, BE ndan të njëjtin shqetësim si Amerika për tregjet e mbyllura të Kinës, duke e quajtur atë një manipulim tregtar me synimin për të mbizotëruar tregjet botërore.
Përpjekja e papritur e Kinës për të përçarë lidhjen e vjetër e të thellë midis SHBA-ve dhe BE-së tregon jo vetëm që gjiganti aziatik kërkon të shtojë ndikimin e vet, por edhe që lufta tregtare me SHBA-të po i nervozon.
Kina ka premtuar të hapet më shumë, por BE druan se hapja do të jetë thjesht simbolike e jo thelbësore.Edhe pse Kina ka premtuar të ulë tarifat për importin a makinave europiane, zhvendosja e vendit me shumë shpejtësi drejt makinave elektrike tregon se prodhuesit europianë të makinave tradicionale mund të kenë pak për të fituar. Gjithashtu BE po shqyrton mundësinë që t’i shtojë kontrollet ndaj investimeve të huaja.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
29 Janar, 13:14
Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?
-
Po
41.7%
-
Jo
49.8%
-
Jam i/e dyzuar
8.5%
Vota total: 2394
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
SHBA/ Avioni me 64 pasagjerë në bord përplaset me një helikopter ushtarak, gjenden trupat e 18 viktimave (FOTO+VIDEO)
30 Janar, 07:16
-
Administrata amerikane po shqyrton dëbimin e parakohshëm të emigrantëve nga Venezuela
29 Janar, 22:58
-
Ish-senatori Bob Menendez dënohet me 11 vjet burg! Mori lingota ari rryshfet për të vepruar si një agjent i qeverisë egjiptiane
29 Janar, 22:23
-
Ndërprerja e fondeve nga SHBA, Blushi: Desorosifikimi i Shqipërisë ka nisur, paratë e taksapaguesve amerikanë s'do keqpërdoren më
29 Janar, 22:21
-
Spahiu: Ndihma SHBA për Shqipërinë është pikë në oqeanin 70 miliard USD, që i japin botës
29 Janar, 21:48
-
Kosovë/ Albin Kurti refuzon të komentojë deklaratën e tij për marrëveshjen e Uashingtonit
29 Janar, 20:26
-
Skënder Minxhozi: Ushtarët francezë në Groenlandë dhe politika e re e jashtme amerikane
29 Janar, 20:03
-
Administrata Trump ngrin fondet federale/ Washington Post: Presidenti është tërhequr! Shtëpia e Bardhë e mohon: Mbetet në fuqi
29 Janar, 19:57
-
Kina lançon Deep Seek, eksperti i IT: Më rezulton më e saktë se Chat GPT! Shumë profesione po zëvendësohen nga Inteligjenca Artificiale
29 Janar, 19:49
-
Ngrirja e fondeve nga SHBA, Petro Koçi: Do bëhen rishikime, Berisha zhduku provat e 21 janarit! Petraj: SPAK s’mund të jetë si xhelat për krimet zgjedhore
29 Janar, 19:32
-
Ngrirja e fondeve nga SHBA, urdhri i plotë i Donald Trump! Ja si mund të kthehet mbështetja për Shqipërinë
29 Janar, 19:08
-
Pyetje-përgjigje/ Pse Trump ngriu ndihmat e huaja? DASH: Brenda pak ditësh u ndaluan 1 mld $ shpenzime që nuk përputhen me 'Amerika e Para'
29 Janar, 18:31