Në disa prej bareve të Tiranës deri dje të jepnin një “postulatë”, në të cilat parashikohej e ardhmja e personit që e hapte, por nga sot e tutje do të lexoni premtimet dhe programin e qeverisë Rama.
 
Këtë njoftim për reklamën e re të qeverisë Rama e bën publike në Facebook, aktori i njohur i humorit, Gentian Zenelaj, i cili shkruan se, “Ishin të lezetshme deri dje....Dikush të do..lajm nga jashtë shtetit....do fillosh punë...etj etj....por kjo Ujë dhe Kanalizime?!?!?!?!??! Seriozisht ....deri këtu.?!?!?!?!?”.
 
Kjo mënyrë e të bërit Marrdhënie me Publikun e stafit të kryeministrit Rama duket se i ka bërë përshtypje aktorit Zenelaj, i cili përmend një citim të ish-diktatorit komunist Enver Hoxha, “Sport Kalitje Shëndet.....Armiku na ka në grykë të pushkës,Ne e kemi në grykën e topit”.
 
Postimi në Facebook i Gentian Zenelajt
Ishin të lezetshme deri dje....Dikush të do..lajm nga jashtë shtetit....do fillosh punë...etj etj....por kjo Ujë dhe Kanalizime?!?!?!?!??! Seriozisht ....deri këtu.?!?!?!?!? Sport Kalitje Shëndet.....Armiku na ka në grykë të pushkës,Ne e kemi në grykën e topit.

gent zenelaj
Postimi në Facebook i Gentian Zenelajt

gent zenelaj

gent zenelaj
Foto e postuar nga Gentian Zenelaj

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com